Në faqen zyrtare, mamia Razije Musa ka treguar rëndësinë e probiotikëve tek fëmijët.
Sipas saj, studimet tregojnë rezultate shumë të mira tek njerëzit që konsumojnë ushqime që përmbajnë probiotikë shkruan Gazeta Shneta.
Mamia sugjeron se fëmijët nga mosha gjashtë muajshe është e rëndësishme që të kenë ushqime si jogurt e djath.
“Fëmijëve më të mëdhenj se gjashtë muaj është e rëndësishme që ju bëni pjesë të menysë kosin, jogurtin dhe djathin e bërë në shtëpi.”.
Mes tjerash, mamia tregon se ani pse janë prodhime nga qumështi i lopës, ndërkohë që ky i fundit nuk rekomandohet të konsumohet deri në vitin e parë të jetës, mamia ka një shpjegim.
“Ju më thoni se si i rekomandoni këto kur bëhen me qumësht lope ndërsa qumështi i lopës nuk preferohet para vitit të parë të jetës.
Kjo nuk është e njejta gjë, lirisht fëmijëve tuaj jepjuni djath kos e jogurt arsyeja pse them ta përgatitni vetë është për shkak të sasisë së kripës që e ka djathi i blerë.”. /Gazeta Shneta/