Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës Dr. Xhevdet Latifi: Sëmundjet e veshit mund të rrezikojnë edhe jetën, këshilla si t’i parandaloni

Mjeku i javës 14/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialisti i otorinolaringologjisë Dr. Xhevdet Latifi, ka lindur në vitin 1969 në fshatin Prekaz të Skenderajt. Ai diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në shkurt të vitit 1995, ndërsa ka specializuar nga lëmia e ORL-së në dhjetor 2003.

Latifi ka kryer master në vitin 2005 ndërsa ka mbajtur trajnime profesionale për kirurgji të veshit dy herë në Klinikën Universitare Typingen në Gjermani, si dhe dy herë të tjera në Spitalin Insel në Bern të Zvicrës.

Dr. Xhevdet Latifi punon në Klinikën e ORL-së në QKUK ku vitin e kaluar ai ka kryer më së shumti operacione në këtë klinikë.

Mjeku vjen në një intervistë në rubrikën Mjeku i Javës në Gazetën Shneta, ku na flet për disa sëmundje të shpeshta të veshit, për faktorët e rrezikut dhe simptomat, si dhe disa këshilla se si mund të evitohen ato sëmundje.

  • Cilat janë problemet më të shpeshta me vesh për të cilat nevojiten intervenime kirurgjike?

– Ka shumë probleme në patologjinë e veshit që kërkojne ndërhyrje kirurgjike. Ato dallojnë me moshën. Psh tek fëmijët ka shumë sëmundje që kërkojnë ndërhyrje të tilla. Tek fëmijët janë raste të shpeshta ku duhet të ndërhyhet që të kthehet dëgjimi, në rastet me probleme të shpeshta me bajame. Këta fëmijë kanë probleme më të shpeshta me bajame dhe sidomos bajama e tretë ose si i themi ne adenoidi, krijon probleme me frymëmarrje dhe pengon ajrosjen e veshit te mesëm dhe me kohë uljen e dëgjimit.

Këto probleme është mirë të vërehen me kohë në mënyrë që mos të krijohen probleme më të mëdha me dëgjim dhe të cilat kërkojnë pastaj ndërhyrje më të komplikuara. Tek fëmijët është edhe një patologji e veshit e cila është më e rrallë, por shumë e rrezikshme, jo vetëm për humbjen e dëgjimit, por edhe për komplikime që mund të jenë fatale.

Kjo është e ashtuquajtura kolesteatome e lindur dhe është jetike që kjo të detektohet sa ma herët dhe me kirurgji shmangen komplikimet dhe shpëtohet edhe funksioni i veshit.

Dr. Xhevdet Latifi

Tek te rriturit ka shumë sëmundje të veshit të cilat kërkojnë ndërhyrje kirurgjike. Qëllimet e kirurgjisë së veshit janë disa, por primare është eradikimi i infeksionit akut ose kronik dhe i cili përveç humbjes se dëgjimit, mund të jap edhe komplikime të rënda dhe që mund të përfundojmë pasoja për shëndetin, por edhe me fatalitet. Këtu hyjnë infeksionet akute dhe ato kronike të formave të ndryshme si: polipe, kolesteatome. Këto gjendje i zgjidh vetëm kirurgjia e veshit. Ka edhe gjendje të tjera të veshit të mesëm që shoqërohen me humbje të dëgjimit si otoskleroza, tympanoskleroze, ngushtimet e ndryshme të kanalit të jashtëm të dëgjimit, ku me intervenim kirurgjik, gjendja mund te kthehet ne normale, ne aspektin funksional.

  • Në bazë të përvojës tuaj me pacientë, a kanë shumë qytetarë në Kosovë probleme me veshët dhe dëgjimin?

– Në bazë të përvojes sime 15 vjeçare, ka shume raste në Kosovë qe e kane te nevojshme nderyrjen ne vesh, me qellimin e shmangies se komplikimeve, nganjëherë edhe me fatalitet, si dhe ndërhyrjeve me qëllimin e rikthimit te funksionit, përmirësimin e dëgjimit dhe me çka përmirësohet ndjeshëm edhe kualiteti i jetës. Rreth 400 operacione te veshit kryhen brenda vitit. Këtu hyjnë shume lloje te operacioneve, si : te gjitha format e Timpanoplastikes, te gjitha format e Mastoidektomise, Stapedektomia, menjanimi i ekzostozave dhe tumoreve dhe anomalive te kanalit te jashtem. Ketu i numerova vetem rastet qe inkemi kry ne. Ka edhe shume qe besoj kerkojne trajtim me patologji te tille, edhe jashte kosove. Eshte e drejte e secilit te zgjedh rrugen dhe vendin se ku deshiron te operohet, por klinika e ORL- ne kete drejtim qendron shume mire edhe ne raport me qendrat tjera ne rajon.

  • Cilët janë faktorët e rrezikut të këtyre problemeve? A mund të evitohen?

– E cekem me larte, se nëse nuk diagnostikohen ke kohe problemet, qe jane te shume nga patologjia e veshit, rreziqet janë shume te mëdha dhe me pasoja te renda. Nëse nje mjek i përgjithshëm, një pediatër i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm, e orienton me kohe te nje specialist i ORL-se, ka mundësi qe keto probleme, sidomos me infeksione te rrezikshme, te vërehen me kohe ne mënyrë qe pacienti ta marre trajtimin e duhur dhe te evitohen komplikimet se pari,dhe pastaj te ruhet ose te rikthehet funksioni i dëgjimit.

  • Cilat janë simptomat më të shpeshta të cilat na tregojnë se po rrezikohet dëgjimi dhe duhet të vizitojmë mjekun?

– Simptomat qe na orientojnë se diçka nuk është ne rregull me dëgjimin, lidhen me moshën dhe patologjinë përkatëse. Psh tek fëmijët mund te vërehet herët se fëmija nuk reagon ne thirrje, pastaj ngec ne shkolle per shkak te humbjes graduale te degjimit. Kjo kërkon vëmendje te prindit, mësuesit dhe ne momentin e pare është mire te konsultohet nje pediater si hap i pare e pastaj edhe nje specialist i ORL-se. Ne një faze te hershme ka mundësi qe gjithçka te kthehet ne normale, me nje ndërhyrje te duhur.

Tek te rriturit simptomat qe te orientojnë ne humbje te degjimit jane, rrjedhja e veshit, nganjehere me ere te rende. Ka raste kur fillon me ushtime( otoskleroza) dhe pastaj vazhdon me ulje te degjimit. Keto e shume e shume gjendje te tjera, nese diagnostikohen heret, ka mundesi qe me nderhyrje kirurgjike, te eradikohet infeksioni, te evitohen komplikimet dhe te kthehet anatomia normale e veshit e rrjedhimisht edhe funksioni i tij. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVitia zotohet për reforma në shëndetësi, thotë se do ta shpallin konkursin për specializime
Artikulli i rradhës KQZ i certifikon zgjedhjet në OIK, paraqiten tre kandidatë për kryetar

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.