Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sërish mungesë e penjve kirurgjik në QKUK dhe spitale rajonale, s’ka as gjilpëra spinale

Lajme 03/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Penjtë kirurgjik po vazhdojnë të mungojnë në QKUK dhe në spitalet rajonale. Përveç penjve, mungojnë edhe materiale tjera për operacione.

Mungesa e materialeve shpenzuese të cilat janë bazike dhe nevojiten për intervenime kirurgjike në spitalet publike fatkeqësisht po vazhdon edhe më tutje. Penjtë kirurgjik të cilët mungonin vitin e kaluar, vazhdon të mos ketë sërish në sallat e QKUK-së dhe spitaleve rajonale, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka pranuar ankesa nga një pacient të cilit i është kërkuar të blej penj kirurgjik në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK. Pacienti ka dërguar edhe një fotografi me llojet e penjve të cilët i janë përshkruar për t’i blerë.

Nga menaxhmenti i SHSKUK-së thonë se mungon vetëm një lloj i penjve kirurgjik për shkak të vonesës së liferimit nga operatori ekonomik.

“Te nderuar ,sa i perket furnizimit me penjë kirurgjik ju informoj se në perjashtim te penjëve nylon te gjitha llojet tjera posedojmë në Barnatoren Qendrore. Arsyeja e mungeses se këtij lloji është vonesa e liferimit ,pra jemi në pritje te liferimit nga ana e Operatorit Ekonomik”, thuhet në përgjigjen e shefes së Barnatores Qendrore, Shqipe Fetahu.

Por penjtë kirurgjik po mungojnë edhe në Spitalin e Mitrovicës. Madje atje nuk ka as gjilpëra spinale të cilat nevojiten për anestezion, si dhe është shpenzuar sasia e dioksidit të karbonit i cili është i nevojshëm për operacione laparoskopike.

Këto mungesa janë konfirmuar edhe nga menaxhmenti i spitalit. Nita Mustafa, zyrtare për informim dhe media në këtë spital, ka deklaruar që nga dhjetori i vitit të kaluar spitali është furnizuar vetëm me 20-30 për qind të sasisë së planifikuar të penjve, nga SHSKUK.

“Me penje kirurgjike furnizohemi nga SHSKUK, gjat muajit 04.05.2022 jemi furnizuar me sasi me te madhe te penjeve kirurgjike ndersa nga muaji 06.12.2022 kemi marr 20-30% te planifikimit nga Spialti jone. Gjate ketij viti presim te behet furnizimi i rregullt”, ka deklaruar Mustafa.

Ajo ka thënë se SHSKUK i furnizon edhe me gjilpëra spinale por që disa muaj furnizimi nuk është kryer.

“Gjilperat Spinale  G25 mungojn per disa muaj per arsye sepse  furnizohemi nga SHSKUK  dhe atje ka skaduar kontrata”, ka thënë Mustafa.

Sipas saj spitali pritet të furnizohet këtë javë me dioksid të karbonit dhe se për shkak të mungesës së këtij materiali është anuluar vetëm një operacion javën e kaluar. /Gazeta Shneta/

Klinikat e Spitalet Rajonale në mungesë të penjve kirurgjik

Artikulli paraprakPse është e rëndësishme disiplina në edukimin e fëmijëve?
Artikulli i rradhës Sindikata e QKUK-së do të mbajë protestë më 5 prill për pakënaqësitë me paga të infermierëve dhe administratës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.