- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Prof. Ass. Dr. Venera Berisha-Muharremi është themeluese e Poliklinikës Endomedica me seli në Prishtinë, që filloi punën në vitin 2014.
Profesoresha e parë dhe e vetme specialiste e Mjekësisë Interne, Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Katedrën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Republikën e Kosovës.
Në periudhën trevjeçare 2018-2021 ka qenë dhe Drejtore e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, për çka është shpërblyer me vlerësim maksimal si menaxhere e suksesshme!
Prof. Ass. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka kryer një pjesë të subspecializimit për Endokrinologji, për të vazhduar dhe pjesën tjetër të subspecializimit të Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit!
Ka qëndruar në Universitetin e Oxfordit në Britani të Madhe për tu specializuar për ,,Teaching Evidence Based Medicine” apo Mësimdhënje të Mjekësisë së Bazuar në Dëshmi.
Ka qëndruar dhe në shumë Qendra tjera Universitare Boterisht të njohura për trajnime e avancime profesionale dhe akademike ndër të cilat duhet përmendur trajnimet në lëmi të Diabetologjisë në Universitetin Perugia në Itali, trajnimin për Menagjimin e Shërbimeve Shëndetësore në MASHAV Carmel Training Center në Izrael dhe shumë të tjera.
Duke u bërë dhe anëtare e Shoqatës Mjekësore Britanike të Laserit, sjell risitë për herë të parë në Kosovë, njohurite Britanike pë trajtimin mjekësorë të gjëndrës tiroide me laser.
Prof. Venera punon në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2004. Së pari si asistente në Katedren e Anatomisë e pastaj në atë të Mjekesisë Interne ku edhe vazhdon te punoj por nga viti 2017 në cilesinë e profesoreshës!
Ka publikime të shumta si monografi në shtëpi botuese gjermane dhe abstarkte e punime në Konferenca dhe revista ndërkombëtare.
Është e martuar dhe nënë e dy vajzave!
POSTIMET
Doktoresha Venera Berisha Muharremi do të marrë pjesë në muajin maj si ligjëruese në Kongresin Vjetor të Asociacionit Britanez të Laserit Mjekësor (BMLA), që do të mbahet në Solihull, Britani e Madhe. Ky kongres ndërkombëtar do të mbledhë ekspertë dhe studiues nga e gjithë bota për të ndarë zhvillimet më…
Endokrinologia Venera Berisha-Muharremi ka njoftuar për llojin e ri të sëmundjes që në popull njihet si e “sheqerit”, Diabeti Tip 5. Ky kategorizim i ri i kësaj sëmundje është bërë nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit, ka njoftuar Prof. Venera Berisha-Muharremi, transmeton Gazeta Shneta. Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë…
Dr. Venera Berisha-Muharremi ka marrë një ftesë ndërkombëtare për të prezantuar në “5th International Conference on Diabetes and Endocrinology – Diabetes 2025”, që do të mbahet më 7 nëntor në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Dr. Berisha-Muharremit, kjo ftesë nderon arritjet e saja në fushën kërkimore dhe publikimet shkencore,…
Prof. Dr. Venera Berisha – Muharremi ka shpallur me krenari pjesëmarrjen e saj në Kongresin Ndërkombëtar për Tiroiden, që do të mbahet këtë vit në Rio de Janeiro, Brazil, nga 18 deri më 22 qershor 2025. Pas suksesit të arritur në Japoni, Prof. Berisha – Muharremi ka ndarë emocionet e…
Profesoresha dhe specialistja e endokrinologjisë Venera Berisha-Muharremi, është ftuar si folëse në Kongresin Botëror të Trajtimit Laserik. “Sot, pranova njoftimin të jem Folëse e ftuar ( Invited speaker) ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botërorë të…
Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi. Dr. Venera është specialiste e mjekësisë interne, endokrinologjisë dhe diabetologjisë. Ajo ka treguar se si të menaxhohet diabeti në këto temperatura të larta. Shkruan Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi Si të menaxhoni diabetin në këto temperatura të larta…
PËR GJËNDRËN TUAJ TIROIDE, VETËM TEK NE, JO VETËM NGA KREJT KOSOVA POR EDHE NGA TËRË REGJIONI, Nga Profesoresha, Dr. Venera Berisha-Muharremi, Interniste-Endokrinologe, si dhe e subspecializuar për trajtim laserik të gjëndrës tiroide, me shumë sukses bëhet : TRAJTIMI LASERIK I TIROIDËS TE PACIJENTET ME SËMUNDJE KRONIKE AUTOIMUNE HASHIMOTO A…
Endokrinologia dhe profesoresha Venera Berisha-Muharremi ka marr pjesë në një konferencë mjekësore në Cardiff në Angli. Berisha-Muharremi ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook se në këtë konferencë ajo është prezantuar si profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Postimi i plotë i saj: Sot, ndihem…

