Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Dr. Shpëtim Thaçi flet për sëmundjen e “Efusionit pleural” ose ujit në mushkëri

Mjeku i javës 24/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Shpëtim Thaçi – specialist i sëmundjeve të mushkërive, vjen në një intervistë në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta ku flet për sëmundjen e “Efusionit pleural” ose e njohur ndryshe si uji në mushkëri.

Thaçi ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2012 ndërsa specializimin nga Pulmologjia e ka përfunduar në mar 2019. Po atë vit është punësuar në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, ndërsa dy vjet më vonë e ka mbrojtur titullin e doktoratës.

Dr.sci.Shpëtim Thaçi ka të botuar nëntë (10) publikime shkencore, nga të cilat, shtatë (8) punime origjinale në revista shkencore ndërkombëtare ( autor i parë ose koautor).  Ka prezentuar në shumë simpoziume, konferenca dhe kongrese profesionale në vend dhe jashtë vendit.

Në vijim e gjeni intervistën e plotë:

1. Cka ështe sëmundja e  Efusionit pleural e njohur ndryshe si uji ne mushkeri?

Hapësira pleurale në kushte fiziologjike normale përmban përafersisht 10 ml lëng , i cili likid përfaqeson ekulibrin midis forcave hidrostatike dhe onkotike te kapilareve te  pleures  parietale  dhe  asaj viscerale prishja e nje ekulibri te tille rezulton me paraqitjen e likid pleural ne kavitetin pleural. 

Efusioni pleural  definohet si prania e likidit te çfardo natyre ( ujë, gjak, limf ) në  kavitetin pleural në nje sasi të tillë sa të jetë e dukëshme klinikisht dhe radiologjikisht, prania e tij eshte produkt i zhvillimit të nje seumundje e  cila mund  te jete me etiologji pulmonare  ose  jo pulmonare por  që karkaterizohet me mbushjen e kavtetit pleural  me likid i  cili jo rralle paraqet  urgjence me qellim te largimit  dhe lirimit te frymarrjes .

Bazuar ne mekanizimin e formitimit te tyre si dhe aspektit bikokimik te tyre klasifikohen si transudate dhe eksudate , trasudatet gjithmone jane  produkt i cekuulibrimit te presionit onkotik dhe hidrostatik ndersa efusionet eksudative jane rezultat i proceseve inflamatore te pleures dhe dhe zvogelimit te drenimit limfatik.  Jo  rradhe keto efusione mund  te tregojne karakteristike te perziera  transudatit  dhe eksudatit .

Diferncimi i efusioneve te forms transudative dhe eksudative ka nje rendesi te madhe pasi orienton klinicistin drejt diagnostifikimit te drejt dhe te shpejte  te semundjes me qellim te trajtimit sa  me në kohe.

2. Cilat janë shkaqet dhe a lidhet kjo edhe me sëmundje tjera si kanceri?

Shkaketaret e  zhvillmit te efusioneve pleurale ndahen ne  dy  grupe  te medha .

a. Shkaketaret e  semundjeve te mushkerive ( Pulmologjik) – ku patologjia  eshte  e zhvilluar ne mushkeri dhe per  nga shpeshtesia semundjet malinje (kanceri i mshkerive ka vendin e dyte pas pneumonive ) 

b. Shkaketaret e semundjeve tjera jo pulmolgjike ku efusioni pleural eshte produkt i komplikimve te semundjeve tjera ku semundja primare nuk eshte ne mushkeri dhe kryesisht jane transudate por pa perjashtuar mundesin qe  ato te jene edhe eksudate kur jane produket i komplikimeve te semundjeve malinje te organeve tjera jashte mushkerive  

Disa nga shume shkaqet e efusioneve pleurale eksudative jane – pneumonit , carcinoma e  mushkerive ( Small cell Karcionma , Larg  Cell Carcinoma , Adenokarcinoma, Squamos Cell Karcinoma ), kanceri i gjirit , i ovareve, lukthit , sarcoma , melanoma , Embolia pulmonare , tubekulozi Semundjet  sistemike, sarkoidoza , pankreatitit, gjendja pas (CABG-se)  etj

Ndersa  disa nga shkaqet e efusioneve pleurale  trasudative jane – Insuficienca e zemres, cirroza  e melqise , hypoalbuminemia , Syndroma nefrotike, Pericarditi konstriktiv, miksedema, dializa peritoneale etj.

Ne  vendet ne zhvillim siq  eshte vendi yne tuberkulozi, insuficienca Kardiake , semundjet malinje dhe pneumonit jane shaktaret kryesor te efusioneve pleurale . 

3. Si behet diagnostikimi dhe  cilat grupe te njerezve i  prek me shumë?

Hapi i pare ne vleresimin e nje efuzione pleural per  qellim diagnostic eshte percaktimi nese likidi eshte transudate ose eksudat pasi kjo ngushton diagnozen diferenciale dhe lejon ekzaminime te metejshme. Fillimisht diagnoza  diferenciale behet nepermjet  anamnezes, vlersimit klinik  dhe ekzaminimit fizikal, ekzaminimi imazheri ( ulrazerii mushkerive , Rtg i mushkerive  dhe Ct Thoraxit) , Torakocenteza – largimi i ujit nga mushkrit me qellim te realizimit te analizave bikimike dhe citologjike te likidit 

Anamneza – me kujdes dhe  vleresimi klinik – i vetem eshte shpesh ne gjendje te  identifikoje efusionet pleurale qe lidhen me nje klinike te  frymezanies, dhembjes se gjokesit , kolles si dhe simptomeve tjera qe lidhen me qe mund te sygjerojne ne semundjen baze  si psh edema e ekstremiteteve te poshteme , ortopnea mund te  tregojne per  pamjaftueshmeri te zemres  ose djeresitja  naten , temperature, hemoptisia , humbja ne peshe sygjerojne per  infeksion me tuberkuloz.

Ekzaminimi imazherik –

Rentgeni i mushkerive – luan nje rol te rendesishem ne diagnostikimin e likidit  ne hapsiren pleurale kur  sasia  e likid  pleural eshte me  e madhe se 200 ml  ose  50 ml kur  rtg pulmo behet  L-L duke shfaqur nje rritje te opacitetit ne zonen e likidit pleural.

Ultrazeri i mushkerive – i cili eshte superior ne raport  me rtg pulmo ne  diagnostikimin dhe vleresimin e sasise se likidit si dhe identifikimit te trashjes pleurale  apo formimit  te septeve mbrenda likidit  duke per qe nje ultrasonist te identifikoje shpesh edhe semundjen e cila ka derguar  te grumbullimin e likidit  pleura.

CT Thoraxit – eshte shume e dobisheme ne diagnostikimin dhe diferencimin e likidit  pleural nga empiema ( qelbit    pleurale ), njeherit na ndihmon ne  diagnostikimin e  likidit nese eshte rezultat i nje semundje malinje pulmonare apo pleurale e tille  si mezotelioma ( karcinoma e pleures).

Ne  pergjithesi prevalenca e efusioneve pleurale  eshte e barabart sipas seksit . Megjithate ne semundje te caktuara ka nje mbizotrim te seksi te caktuar  rreth 2/3 e likideve pleurale malinje ndodhin tek femrat per shkak karcinomave te gjirit dhe ovareve , dersisa efusionet pleurale te shkkatura nga pankreatiti apo ar rheumatoid i prek me shume meshkujt .

Torakocenteza –  ka te beje me largimin e ujit nga hapsira pleurale i cili na nevojitet per qellim diagnostik dhe terapeotik  pas  analizave te bera biokimike dhe citologjike me qellim te fillimit te trajtimit korrekt.

4. Si trajtohet kjo sëmundje dhe çfarë intervenimi nevojiten te kryhen?

Trajtimi i efusionve pleurale eshte i lidhur ne menyre direkte nga trajtimi i semundjes baze e cila  eshte aresyeja  ne shfaqejen e likid pleural ne mushkeri.

Nese aresyeja e grumbullimit te likid  pleural eshte p.sh nje pamjaftueshmeri e zemres , ose insuficinece  renale  apo hypoalbuminemia duhet te permisohet  aspekti kardiak , renal apo korigjimi i albuminave duke bere ne kete menyre te largohet likidi.

Nese flasim per efusione parapnemonike qe jane rezultat i nfeskoineve te mushkeri  duhet trajtuar infeksionin baze varesishte nga natyre e atij infeksione viral, bacterial , tuberkular duke respektuar protokollet e trajtimit qe jane teme ne vete me algoritme te veqante te trajtimit  duke perfshire edhe intervenime te caktuara qe nevojiten te kryhen –

 a. Torakocenteza terapeotike

b. Torakostomia me  tub

c. Pleurodeza –

d. Kteter pleural me qasje te qendrueshme  etj.

Artikulli paraprakSindikata në SP Gjakovë: FSSHK kundërligjshëm organizoi zgjedhje në emër të Sindikatës tonë
Artikulli i rradhës Urologët nga Kosova dhe Turqia do të kryejnë për herë të parë dy intervenime në QKUK

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.