Anomalitë kromozomale ndodhin për shkak të ndarjes qelizore që nuk shkon ashtu siç është planifikuar. Ndarja tipike e qelizave ndodh ose nga mitoza ose nga mejoza.
Meqenëse, në trupin e njeriut ndodhen qeliza, në mesin e secilës qelizë është një bërthamë, në të cilën gjenden kromozomet. Këto kromozome janë të rëndësishme pasi përmbajnë gjene që përcaktojnë karakteristikat e juaja fizike, grupin tuaj të gjakut, madje edhe sa të ndjeshëm jeni ndaj sëmundjeve të caktuara shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Çdo qelizë në trup përmban zakonisht 23 kromozome, 46 kromozome gjithsej, dhe secila prej tyre përmban afërsisht 20 mijë deri në 25 mijë gjene.
Por, pse ndodhin anomalitë kromozomale?
Anomalitë kromozomale ndodhin për shkak të ndarjes qelizore që nuk shkon ashtu siç është planifikuar. Ndarja tipike e qelizave ndodh ose nga mitoza ose nga mejoza.
Kur një qelizë, e përbërë nga 46 kromozome, ndahet në dy qeliza kjo quhet mitozë. Qelizat e reja duhet të kenë gjithashtu 46 kromozome secila.
Trupat e njeriut përbëhen nga qelizat që janë formuar nga mitoza.Në mejozë, një qelizë gjithashtu ndahet në dy gjysma, por secila ka nga 23 kromozome. Mejoza prodhon spermatozoide dhe vezë në organet riprodhuese.
Nëse mitoza apo mejoza rezultojnë në një numër të ndryshëm të kromozomeve nga sa pritej, kjo do të konsiderohet si një çrregullim kromozomal.
Përveç kësaj, edhe faktorët mjedisorë mund të luajnë rol në paraqitjen e anomalive kromozomale. /Gazeta Shneta/


