Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Problemet e gjëndrës tiroide në shtatzëni: Si ndikon kjo çështje tek nëna dhe foshnja

Këshilla për shtatzëna 08/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hormonet e tiroides janë thelbësore në pothuajse çdo proces trupor, përfshirë shtatzëninë.

Një shtatzëni e shëndetshme si për nënën ashtu edhe për foshnjën ka nevojë për nivele të shëndetshme të hormoneve tiroide dhe ky artikull do të shpjegojë arsyjen pse.

Gjëndra tiroide prodhon hormone thelbësore për pothuajse çdo organ në trup, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Një shtatzëni e shëndetshme është e mundur pasi problemet e tiroides zbulohen dhe trajtohen.

Tiroidea joaktive në një nënë shtatzënë, nëse trajtohet do të ketë efekte tek foshnja.

Antitrupat që shkaktojnë një tiroide tepër aktive mund t’i kalojnë fëmijës gjatë shtatzënisë. Si rezultat, foshnja do të ketë nevojë për monitorim pas lindjes.

Çfarë është tiroideja?

Tiroideja është një gjëndër e vogël në formën e një future e cila ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe funksioni i saj është të prodhojë hormone tiroide.

Hormonet tiroide kontrollojnë procese të rëndësishme të trupit si metabolizmi dhe rritja dhe prekin pothuajse çdo organ në trup.

Tretja, funksioni i muskujve, rrahjet e zemrës dhe rritja e kockave janë të gjitha shembuj të gjërave që varen nga hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

A është e sigurt të mbeteni shtatzënë kur jeni me probleme të tiroidesë?

Nëse tiroidja e nënës prodhon shumë hormone tiroide (hipertiroidizëm), ose shumë pak hormon tiroide (hipotiroidizëm), shtatzënia e shëndetshme është e mundur me kujdesin e duhur mjekësor.

Hormonet tiroide luajnë një rol vendimtar në shtatzëni.

Gjatë gjysmës së parë të shtatzënisë, foshnja ka nevojë për hormonet tiroide nga nëna përmes placentës.

Rreth 20 javë pas shtatzënisë, tiroideja e foshnjës do të marrë kontrollin dhe do të prodhojë mjaftueshëm hormone tiroide.

Hipotiroidizmi në shtatzëni: tiroide joaktive

Kur tiroideja prodhon shumë pak nga hormoni tiroide tiroksinë, kjo shkakton hipotiroidizëm.

Sëmundja e Hashimotos, një gjendje autoimune që dëmton gjëndrën tiroide, është shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit në shtatzëni. Për shkak se shtatzënia prek shumë hormone, rastet e lehta ose të padiagnostikuara të hipotiroidizmit mund të përkeqësohen gjatë shtatzënisë.

Si ndikon hipotiroidizmi tek nëna?

Disa simptoma të zakonshme të hipotiroidizmit tek gratë shtatzëna janë: lodhje ose rraskapitje, kapsllëk, ngërçet e muskujve dhe vështirësi përqendrimi.

Si ndikon hipotiroidizmi tek fëmija gjatë shtatzënisë?

Me trajtimin e duhur dhe me vëmendje të madhe ndaj niveleve të tiroides së nënës, shtatzënia mund të përparojë me pak efekt te foshnja.

Megjithatë, nëse nuk zbulohet dhe nuk trajtohet, nivelet e ulëta të hormoneve tiroide tek nëna gjatë tremujorit të parë mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës.

Hipotireoza e nënës gjithashtu mund të shkaktojë abort ose lindje të vdekur.

Kujdesi i duhur mjekësor dhe ndjekja e udhëzimeve të ofruesve të kujdesit shëndetësor zakonisht mund të parandalojë këto rezultate.

Hipertiroidizmi në shtatzëni: tiroideja tepër aktive

Hipertiroidizmi është kur gjëndra tiroide prodhon shumë hormone tiroide, tiroksinë.

Shkaku më i zakonshëm i hipertiroidizmit është sëmundja e Graves, një sëmundje autoimune.

Sëmundja e Graves bën që sistemi imunitar i trupit të prodhojë antitrupa të quajtur imunoglobulinë stimuluese e tiroides. Këta antitrupa sulmojnë tiroiden duke bërë që ajo të prodhojë shumë hormone tiroide.

Shumë më rrallë, nivelet e larta të hormonit të shtatzënisë, gonadotropinës korionike humane (hCG) mund të shkaktojnë nivele të larta të tiroides.

Si ndikon hipertiroidizmi tek nëna

Efektet e hipertiroidizmit tek nëna janë të ngjashme me ato te këdo me nivele të larta tiroide. Gjatë shtatzënisë, mund të shfaqen komplikime shtesë si preeklampsia. Simptomat e hipertiroidizmit përfshijnë: rritja e oreksit, humbje peshe, rrahje të shpejta të zemrës, palpitacionet e zemrës, probleme me gjumin, djersitje e tepruar, tiroide e zmadhuar, probleme me sytë ose shikimin, si dhe lëkurë e skuqur dhe e ashpër.

Si ndikon hipertiroidizmi tek fëmija gjatë shtatzënisë

Nëse nuk trajtohet, hipertiroidizmi gjatë shtatzënisë mund të ketë pasoja të rënda si aborti spontan ose lindja e parakohshme.

Nivelet e larta të tiroides që kalojnë placentën tek foshnja mund të shkaktojnë një ritëm të shpejtë të zemrës dhe peshë të ulët të lindjes.

Shtatzënitë e shëndetshme janë të mundshme për nënat me probleme me gjëndrën tiroide. Nëse po mendoni të mbeteni shtatzënë, ose jeni shtatzënë, duke punuar ngushtë me mjekun tuaj mund të zbuloni dhe trajtoni çdo problem me tiroiden për të parandaluar komplikimet e shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNevojat për kalcium gjatë shtatzënisë, çfarë duhet të dini rreth dozës së rekomanduar
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për Shkollim Specialistik

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.