Aborti spontan konsiderohet të jetë humbje e shtatzënisë, e cila është e predispozuar të ndodh deri në javën e 20-të të shtatzënisë.
Humbja e shtatzënisë do të jetë e vështirë për një grua, si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë fizik shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimet kanë treguar se 10-20 përqind e shtatzënive përfundojnë në abort, mirëpo numri i saktë i abortit të hershëm ende nuk dihet.
Ajo se çfarë duhet të dini është se edhe pas një aborti spontan shumë gra do të përjetojnë një vonesë në ciklin menstrual.
Kjo mund të shkoj katër deri në gjashtë javë më vonë që nga aborti spontan.
Përveç vonesës, ju poashtu duhet të dini edhe disa ndryshime që mund të ndodhin në trupin tuaj rreth ciklit menstrual pas abortit:
-Do të keni më shumë gjakderdhje se zakonisht;
-Erë më e rëndë;
-Dhimbje më të gjata dhe të rënda;
-Ndryshime të humorit. /Gazeta Shneta/