Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dismenorrea: Si të trajtoni dhimbjet menstruale në pjesën e poshtme të shpinës

Femina 29/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhimbjet menstruale mund të shoqërohen me shumë simptoma, si luhatje humori, të përziera dhe marramendje.

Ndonjëherë gratë që kanë perioda të dhimbshme raportojnë se kanë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Dhimbja gjatë ciklit menstrual quhet dismenorre.

Dismenorrea përfshin simptoma si marramendje, dhimbje koke, nauze, të vjella ose diarre, dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose në pjesën e sipërme të kofshës.

Ngërçet e periodave shkaktohen nga një rritje e sekretimit të prostaglandinave që kontraktojnë muskujt e mitrës, të shpinës ose pjesën e sipërme të kofshës.

Opsioni i trajtimit të linjës së parë për dhimbjet menstruale janë barnat anti-inflamatore josteroidale (NSAID) pa recetë, siç është ibuprofeni.

Disa gra kanë më shumë gjasa të kenë dismenorre se të tjerat. Faktorët e rrezikut shoqërues përfshijnë moshën më të re, duhanin, përpjekjet për të humbur peshë, indeksin më të lartë të masës trupore, depresionin/ankthin, rrjedhën më të gjatë dhe më të rëndë të menstruacioneve dhe histori familjare të dismenorresë.

Dhimbjet menstruale shpesh përshkruhen si dhimbje të vazhdueshme, dhimbje spazmatike, shtrënguese ose rëndim, që ndodhin rregullisht.

Për të reduktuar simptomat e dismenorresë, është jetike të keni një mënyrë jetese aktive, të shoqëruar nga një dietë e ekuilibruar dhe e pasur me vitamina.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Trajtimi farmakologjik përfshin barna pa recetë dhe me recetë:

Barnat anti-inflamatore jo-steroidale (NSAIDs) si ibuprofeni dhe naprokseni. Është një trajtim i linjës së parë për menstruacionet e dhimbshme.

Mes tjerash, barnat kundër dhimbjeve janë shumë efektive në reduktimin e ngërçeve periodike duke bllokuar prodhimin e prostaglandinave. Këta qetësues të dhimbjes mund të blihen pa recetë.

Gratë që përdorin kontraceptivë hormonal kanë shkallë më të ulët të dismenorresë. Këto janë të përshkruara nga një gjinekolog.

Edhe pse hulumtimet mungojnë, mendohet se suplementet e vitaminës B1 dhe magnezit mund të ndihmojnë në reduktimin e periodave të dhimbshme.

Mjetet natyrale të qetësimit të dhimbjes

– Aplikimi i nxehtësisë në pjesën e poshtme të legenit, pjesën e poshtme të shpinës ose kofshëve, duke përdorur një jastëk ngrohjeje ose shishe uji dhe shijimi i një banje të ngrohtë mund të qetësojë dhimbjen gjatë menstruacioneve.

– Mbajtja e një stili jetese aktive, të tilla si kryerja e ushtrimeve ose ecja, çiklizmit, notit, vrapimit ose pilates, mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale në trup. Përmirëson qarkullimin dhe rrit sekretimin e endorfinës që redukton dhimbjen.

– Besohet se pirja e duhanit nxit menstruacionet e dhimbshme, andaj konsiderimi i lënies së duhanit do të ndihmon në këtë aspekt të lehtësimit të dhimbjeve.

– Masazhoni, lëvizjet e buta rrethore në zonat e dhimbshme mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të dhimbjes.

– Gjumi ose relaksimi. Aktivitetet relaksuese, që përfshijnë meditimin, jogën ose thjesht gjumin, mund të largojnë vëmendjen nga ngërçet e menstruacioneve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakLloji i gjakut Rh-negativ dhe shtatzënia, rëndësia e gjendjes në zhvillimin e foshnjës
Artikulli i rradhës Studim: Gjenet përgjegjëse për autizmin mund të vijnë nga baballarët

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.