Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 shenja që tregojnë se dhimbjet e lindjes nuk janë të rreme

Këshilla për shtatzëna 20/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh mund të ndodhë që gratë në tremujorin e tretë të mendojnë se ka ardhur momenti i lindjes, për shkak të sinjaleve të ndryshme që jep trupi. Më poshtë keni pesë shenja që tregojnë se jeni vërtet gati për të lindur dhe shenjat nuk janë të rreme.

Kontraktimet janë të dhimbshme

Nëse me kalimin e orëve kontraktimet sa vijne e bëhen më të forta, më të shpeshta dhe më të dhimbshme, kjo është një shenjë që tregon se jeni vërtet gati për të sjellë në jetë fëmijën tuaj dhe kontraktimet nuk janë të rreme.

Ndërrimi i pozicioneve nuk ua lehtëson dhimbjen

Pavarësisht nëse qëndroni në këmbë apo shtrirë, në njërën anë apo në tjetrën, ndërkohë dhimbjet ende nuk pushojnë, kjo tregon se janë vërtet dhimbjet e lindjes.

Kontraktimet ju zgjojnë nga gjumi në mes të natës

Nëse gjatë ditës keni pasur kontraktime, por me kalimin e orëve jeni qetësuar e keni rënë për të fjetur, me të drejtë mund të mendoni se kontraktimet nuk kanë qenë për të paralajmëruar lindjen tuaj. Por, nëse ato fillojnë krejt papritur, të dhimbshme në mes të natës, atëherë kjo është një shenjë që nuk duhet neglizhuar.

Ju plasin ujërat

Kur një gruaje shtatzënë i plasin ujërat, kjo tregon se fëmijës në barkun e saj tashmë i është hapur rruga për të dalë nga mitra e për të ardhur në jetë. Ujërat duhet të jenë konstantë, jo të fillojnë e të mbarojnë si urina.

Instinkti ju thotë se ka ardhur koha

Kjo mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por mjekët obstetër gjinelologë kështu thonë. Ata tregojnë se kur pacientet i telefonojnë dhe kanë shumë kohë me dhimbje, nuk ka ardhur ende momenti i lindjes. Nga ana tjetër, nëse ato i marrin menjëherë, të shqetësuara, nuk gabojnë./pernenat.al/

Artikulli paraprakMjeku i Javës dr. Luan Jaha tregon për sëmundjet vaskulare të arterieve karotide: Faktorët, pasojat dhe trajtimi
Artikulli i rradhës Rosacea: Ja çfarë duhet të bëni për shëndetin e lëkurës tuaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.