Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

430 raste aktive me Hepatit B në Kosovë, familjarët e pacientëve ankohen për kushte të këqija

Lajme 13/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në klinikën e Infektivit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, këtë vit, janë regjistruar mbi 400 raste me Hepatit B. Teksa familjarët e pacientëve që marrin shërbime mjekësore në këtë klinikë, ankohen për kushte të këqija, drejtori Arben Vishaj thotë se sfidë për klinikën është furnizimi i rregullt me barna.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, këtë vit, janë regjistruar 430 të infektuar me Hepatit B, të cilët aktualisht po marrin shërbime mjekësore ditore në klinikën e Infektivit.

Kjo sëmundje infektive inflamatore e mëlçisë transmetohet gjatë kontaktit me gjakun e infektuar dhe lëngjet e tjera trupore.

“Kemi 430 raste në nivel vendi me hepatit B. Trajtimi mjekësor për këto raste kërkon infrastrukturë laboratorike e imazherike, dhe për këto ne i plotësojmë të gjitha kushtet”.

Por, ndryshe mendon Mursel Hoti, i cili e ka të hospitalizuar nënën e tij në këtë klinikë.

“Aktualisht jemi duke trajtuar 430 raste me hepatit B. Qysh pe shihni edhe ju vetë, muret janë në gjendje të keqe, ndërkohë që këtu është Infektiv. Muret dhe tavani kanë nevojë për renovim. Megjithatë, kujdesi nga ana e stafit mjekësor është i mirë”.

Por, sipas drejtorit Arben Vishaj, për Klinikën e Infektivit sfidë mbetet furnizimi i rregullt me barna.

“Sfidat që na shoqërojnë janë mungesa e furnizimit me kohë e barnave, gjë e cila ka qenë problematikë edhe viteve të kaluara për t’i ofruar shërbimet mjekësore për pacientët”.

Menaxhmenti drejtues i klinikës ka bërë të ditur se në repartin e veçantë për trajtimin e rasteve me hepatit B, punojnë 3 mjekë specialistë dhe 2 specializantë.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por edhe mjekët vendorë kërkohet që qytetarët të paraqiten me kohë te mjeku, në mënyrë që edhe ecuria e trajtimit të shkojë më mirë./ATV/

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakPërfundojnë punimet e renovimit e QMF-së së Hajvalisë
Artikulli i rradhës Zbulimi i së vërtetës: Demonstrimi i miteve dhe i keqkuptimeve rreth diabetit të tipit 1

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.