Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës dr. Jetmir Sejdiu: Ndikimi i temperaturave të larta në zemër, personat më të rrezikuar, këshilla dhe mënyra se si të mbrohemi

Mjeku i javës 14/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen kardiologu dr. Jetmir Sejdiu i cili tregon për ndikimimn e temperaturave të larta në zemër, për personat të cilët janë të rrezikuar nga këto temperatura dhe  mënyrat se si të mbrohemi nga temperaturat e larta.

Dr. Jetmir Sejdiu  i përfundoi studimet në Mjekësi të Përgjithshme në vitin 2011, në Fakultetin e Mjekësisë. Nga viti 2011 – 2019, punoi si mjek i përgjithshëm në kuadër të urgjencave kardiake në Spitalin “International Medicine Hospital”, në departamentin e Kardiologjisë Intervente. Nga viti 2012 – 2014, punoi si mjek i urgjencës, në QE të QKMF-së në Mitrovicë. Në vitin 2014, filloi specializimin në lëmin e Kardiologjisë, n Klinikën e Kardiologjisë në QKUK – ShSKUK – Prishtinë.

Në vitin 2019, përfundoi specializimin në Kardiologji dhe merr titullin kardiolog dhe nga ai vit punësohet në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, ku vazhdon punën si kardiolog Intervent në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe urgjencave kardiake.

Temperaturat e larta ka disa ditë që po mbretërojnë në vendin tonë si dhe numri i rasteve të prekur nga të nxehtit është rritur vazhdimisht ditëve të fundit. Dr. Sejdiu ka treguar se këto temperatura paraqesin një problem serioz për shumicën e personave e sidomos për personat që kanë probleme me natyrë kardiake.

Temperaturat e larta, parqesin një problem serioz, për shumicën e individëve, madje edhe të shëndoshë, por sidomos probleme mund të sjellë tek ata që vuajnë nga problemet me natyrë kardiake, pasi që mekanizmi më efikas për uljen e temperaturës trupore, kur temperatura e ambientit është më e lartë se ajo trupore, mbetet djersitja, e cila përkthehet me humbje të lëngjeve trupore (dehidrim), e që mund të shoqërohet me rënje të tensionit arterial, që për disa kategori të pacientëve, sidomos ata që tashmë veq jane duke u trajtuar nga Hipertensioni dhe sëmundjet tjera kardiake, paraqet edhe ankesa klinike si ndjenjë e plogështisë, lodhje, marramendje, frymzënie, nauze që mund tëvshoqërohet edhe me vjellje, dhimbje e muskujve, etj,- tha ai.

 Më tutje ai ka listuar listën e personave të cilët janë të rrezikuar nga këto temperatura.

Nga temperaturat e larta, pothuajse janë të rrezikuar që të gjithë pa përjashtim, sidomos nga temperaturat shumë të larta, por personat më të rrezikuar janë ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës si:

  • Pacientët me Hipertension arterial,

  • Pacientët që kanë Angina Pectoris të konfirmuar (dhimbje të gjoksit), në qetësi ose në aktiviet fizik,

  • Pacientët që kane pasur Infarkt në zemër (sëmundje të konfirmuar të arterieve koronare),

  • Pacientët me Insuficiencë kardiake (pamjaftushmëri ose zemër me funksion të dobët),

  • Pacientët me sëmundje valvulare (stenozë ose insuficiencë valvulare),

  • Pacientët me sëmundje të arterieve periferike,

  • Pacientët obeze (mbipeshë – faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare),

  • Pacientët që kanë sëmundje të sheqerit – Diabet (faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare),- shtoi dr. Sejdiu.

Sipas kardiologut këto janë simptomat më të shpeshta të cilat i shkaktojnë këto temperatura të larta:

  • Dhimbje gjoksi,
  • Plogështi trupore
  • Lodhje,
  • Djersitje,
  • Nauze/Vjellje,
  • Marramendje,
  • Crregullime të ritmit të zemrës (favorizohen me shumë nga humbja e lëngjeve – dehidrimi),
  • Ënjtje e këmbëve,
  • Dhimbje muskulare,- listoi dr. Jetmiri

Dr. Jetmiri tregoi edhe për rreziqet që i kanosen personave të cilët kanë ngushtim të arterieve të zemrës, ku këta të fundit nuk janë në dijeni rreth sëmundjeve dhe gjatë aktiviteteve fizike si noti mund të pësojnë infrakt. Shembull konkret kemi fatkeqësisht personat që vdesin në bregdetin shqiptar.

Gjatë stinës së verës, qytetarët ekspozohen më shume ndaj natyrës, rrjedhimisht edhe ndaj temperaturave të larta, shpeshherë duke e sfiduar vetën pas pushimit të gjatë dimror, duke u munduar që ta kompenzojnë aktivitetin fizik të munguar gjatë gjithë vitit.

Ky aktivitet i fizik (sidomos noti) shpeshherë mund të sjellë edhe pasoja fatale, sidomos tek ai grup i individëve që mund të kenë ngushtim të arterieve të zemrës, por që nuk kanë simptomë në qetësi dhe nuk kanë njohuri për sëmundjen e tyre eventuale. Në këtë rast gjatë aktivitetit fizik, mund të shfaqen simptomet klinike si dhimbje gjoksi (shtrengim ose djegie), që shpeshherë mund të shoqërohet edhe me Infarkt (sulm) në zemer, ose çrregullime të ritmit, që mund të kenë pasoja fatale për jetën. Shembull kemi për fat të keq edhe humbjen e disa jetëve në bregdetin shqiptar, edhe të disa qytetarëve të Kosovës, – tregoi ai.

Kardiologu Sejdiu po ashtu ka ndarë disa këshilla lidhur me personat të cilët kanë probleme me zemër.

  1. Kontrolla të rregullta te kardiologu, sidomos para pushimit,

  2. Të mos ekspozohen ndaj temperaturave të larta,

  3. Të zgjedhin veshje të lehta/pambuku, me ngjyra të qelta,

  4. Pacientët që marrin medikamente për Hipertension dhe sëmundje tjera të zemrës si: ACE -inibitor, ARB, BB, CCB, Diuretik, mund të krijojnë një tejndjeshmëri të organizmit ndaj nxehtësisë dhe mund të kenë vlera të çrregullta të tensionit arterial (ulje/ngritje), andaj rekomanddohet që dozimin, vazhdimin ose ndërprerjen eventuale të tyre, mos ta bëjnë në asnje rast pa e konsultuar mjekun e tyre,

  5. Konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve,

  6. Të kenë kujdes në marrjen e kripës dhe yndyrnave,

  7. Aktivitete të lehta fizike, në mëngjes herët ose pasdite.

Dhe në fund dr Jetmir Sejdiu ka treguar edhe mënyrat se si mund të shpëtojmë nga goditja e nxehtësisë në këto ditë të mbizotërimit të temperaturave të larta.

  • Shmangia ndaj temperaturave të larta, sidomos ato të pikut (ora: 11:00 – 17:00),
  • Hidratimi (marrja e mjaftueshme e lëngjeve),
  • Shmangia e pijeve energjike, alkoolike dhe me përmbajtje të kafeinës,
  • Veshje të lehta dhe me ngjyra të qelta,
  • Bartja e kapelës dhe syzeve të diellit (sidomos nëse ushtroni gjatë ditës),
  • Përdorimi i kremrave të ndryshme që ruajne lëkurën, gjatë ekspozimit në diell,
  • Zgjedhja e lokacioneve të freskëta për qëndrim ditor,- përfundoi dr. Jetmir Sejdiu

/Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakUshqimet më të mira kundër të nxehtit të verës
Artikulli i rradhës Në Spitalin e Pejës kryhet me sukses dhe pa komplikime intervenimi i tumorialit së veshkës së majtë

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.