Më poshtë, Baby Center rekomandon 4 gjëra që duhet t’i bëni para se të vie në jetë foshnja juaj.
Rregulloni hapësirën e foshnjës suaj
Shtrati, rrobat, dollapi, pelenat janë disa nga gjërat esenciale që bëjnë pjesë në periudhën përgaditore të ardhjes në jetë të foshnjes. Andaj, rekomandohet që këto të jenë gati para se foshnja juaj të vie në jetë.
Pastroni shtëpinë
Është një ide e mirë të përdorni kohën para ardhjes së foshnjës për të bërë një pastrim të thellë të shtëpisë. Kjo mund të bëhet me ndihmën e të tjerëve, andaj jini të kujdesshme gjatë përdorimit të produkteve të pastrimit të shtëpisë. Jo të gjitha pajisjet janë të përshtatshme për gratë shtatzëna.
Paketoni çantën tuaj të lindjes
Paketoni të gjitha gjërat që ju nevojiten gjatë qëndrimit në spital në një çantë që mund ta merrni me vete në spital. Pasi të keni organizuar çantën tuaj të spitalit, kujtojini vetes shenjat e para të lindjes në mënyrë që të dini se kur mund të ndodh lindja.
Bëni gati kamerën tuaj për të shkrepur momentet e para të lindjes
Fotot e ardhjes në jetë të foshnjes suaj do të mbesin kujtim përgjatë gjithë jetës. Andaj, paketoni me vetë një kamerë në mënyrë që të siguroni fotot e para të foshnjes suaj. /Gazeta Shneta/


