Pothuajse të gjitha gratë shtatzëna kanë probleme me gjumin në një periudhë gjatë shtatzënisë së tyre.
Ndryshimet fizike dhe emocionale të shtatzënisë mund të çrregullojnë orarin tuaj të gjumit shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
Andaj, respektimi i orarit të gjumit, menaxhimi i shqetësimeve dhe vëzhgimi i dietës dhe rutinës së përditshme mund të ndihmojnë në menaxhimin e gjumit.
Mirëpo, a është e zakonshme mungesa e gjumit gjatë shtatzënisë?
Fatkeqësisht, gjumi i çrregullt është një pjesë e zakonshme e shtatzënisë për shumicën e grave.
Ajo se çfarë është e zakonshme gjatë fillimeve të shtatzënisë është kur ju keni nevojë të flini më shumë sesa që duhet. Kjo pasi nivelet e larta të hormonit progesterone sjellin këtë nevojë të papritur për të fjetur.
Në anën tjetër, si rrjedhojë e ndryshimeve hormonale ju mund të keni dhimbje në gjinjtë tuaj si dhe në shpinë.
Për këtë arsyje, vështirësia me gjumin është pjesë e çdo gruaje gjatë fillimit të saj me shtatzëninë. Andaj, në rastet e tilla kërkoni mbështetjen e profesionistit tuaj shëndetësor. /Gazeta Shneta/


