Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë prof. Ilir Begolli

Lajme 13/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë prof. Ilir Begolli, profesor në Mjekësinë Sociale në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës.

IKSHPK’ja njofton se me rastin e vdekjes së tij, të hënën më 14 gusht, nga ora 10:00 do të mbahet mbledhje komemorative për të nderuar veprën dhe jetën e tij, transmeton Gazeta Shneta.

Postimi i plotë nga IKSHPK’ja:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se mbrëmë ka ndërruar jetë Prof. Dr. Ilir Begolli, profesor shumë vjeçar i Mjekësisë sociale në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i shëndetësisë publike në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Dr. Ilir Begolli është lindur më 20 prill 1953 në Pejë, ku kishte mbaruar shkollimin fillor për të vazhduar pastaj në Prishtinë.

Dr. Ilir Begolli, studimet bazike i kishte përfunduar në vitin 1978 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kosovës; Specializimin në Mjekësi Sociale në vitin 1982; në vitin 2001 ka përfunduar magjistraturën në fushën e Shëndetësisë publike; ndërsa në vitin 2009 doktoraturën po ashtu, në fushën e shëndetësisë publike.

Gjatë karrierës së tij të pasur akademike dhe profesionale, përveç angazhimit në procesin edukativ dhe arsimor, dr. Ilir Begolli ishte hartues dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejt në krijimin e dokumenteve dhe strategjive zhvillimore të sistemit shëndetësor në Kosovë; duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes angazhmit të tij profesional si mësimëdhënës dhe si ekspert në lëminë e shëndetësisë publike, për çka do të jetë i vlerësuar gjithmonë nga niveli akademik, kolegët, studentët, qytetarët  dhe gjeneratat e ardhshme në Kosovë.

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Begollit, të hënën më 14 gusht, në ora 10:00, në IKSHPK, do të mbahet mbledhje komemorative për të nderuar veprën dhe jetën e tij.

Artikulli paraprakMoti në pesë ditët e ardhshme
Artikulli i rradhës Zhvillimi i gjuhës tek bebi deri në 18 muaj

Ju sugjerojmë

IKShPK: 30 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë nga prilli deri në qershor

08/06/2026 Lajme

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

08/06/2026 Lajme

Prevot: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

08/06/2026 Lajme

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

08/06/2026 Lajme

Mbi 35 mijë shërbime ambulatore gjatë majit në Spitalin e Gjakovës

08/06/2026 Lajme

Angli: Mbi 15 mijë vdekje në vit lidhen me pritjet e gjata në urgjenca

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.