Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lindjet e parakohshme, foshnja ka nevojë për kujdes të veçantë

Këshilla për shtatzëna 27/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ardhja në jetë e një fëmije mund të ndodhë në një moment më herët sesa e prisnin prindërit. Lindjet përpara javës së 37 quhen lindje të parakohshme ose lindje premature dhe ndodhin për arsye nga më të ndryshmet.

Por, prindërit duhet të kenë parasysh mbi të gjitha se fëmijët që lindin përpara kohe kanë nevojë për kujdes të veçantë, derisa të jetë plotësisht gati për tu përballur me botën e për të bërë hapin e rëndësishëm, të shkojë nga spitali në shtëpi.

Për çfarë kanë nevojë foshnjat premature?

Foshnjat premature kanë nevojë për kujdes specifik, për të qëndruar ngrohtë, për të marrë frymë e për t’u ushqyer, derisa organet e trupit të tyre të zhvillohen plotësisht. Ka edhe raste kur mjekët vërejnë probleme të tjera më të komplikuara si pasojë e lindjes së parakohshme dhe për kurimin e tyre mund të nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.

Çfarë i nevojiten një fëmije që lind para kohe?

Që nënat të jenë të qeta, duhet të shikojnë me kujdes nëse fëmija ka në dispozicion këto pajisje:

Inkubatori, që përdoret për të mbajtur temperaturën e trupit në nivelin e duhur. Foshnjet premature mund të ftohen shumë lehtë.

Ventilatori, i cili bën të mundur që fëmija të marrë frymë, nëse vetë e ka të vështirë.

Tubat, të cilat përdoren për dhënien e ushqimit, lëngjeve dhe ilaçeve. Ata zakonisht vendosen në gojë ose në hundë, por ka raste edhe direkt në vena.

Vëzhguesit janë pajisjet që bëjnë dritë osë alarm në rastin kur diçka nuk shkon me temperaturën e fëmijës, nivelet e oksigjenit, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Sa kohë do të qëndrojë fëmija im nën kujdesin e veçantë?

Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga sa kohë ka lindur para kohe dhe nga ndonjë tjetër faktor apo problem shëndetësor që mund të ketë. Megjithatë këtë e vendos stafi mjekësor dhe ju nuk duhet të këmbëngulni nga dëshira për ta marrë fëmijën në shtëpi sa më shpejt.

Vështirësitë e nënave

Në këto kushte nënat janë mjaft të shqetësuara për shëndetin e fëmijës pa llogaritur ndryshimin hormonal dhe lodhjen që përjeton çdo grua pasi sjell një fëmijë në jetë. Nga ana tjetër nëse kanë fëmijë të tjerë në shtëpi, mund të ndihen në faj që i porsalinduri është ende në spital.

Kush do të kujdeset për fëmijën tim?

Duhet të jeni të qeta sepse ka një ekip ekspertësh që është në dispozicion të fëmijës suaj, duke filluar nga infermierët, mjeku pediatër, fizioterapisti, etj. Megjithatë, prindërit janë më të rëndësishmit nga të gjithë që kujdesen për foshnjën.

A mund të qëndroj me fëmijën tim?

Shumë spitale ofrojnë hapësira edhe për prindërit, në mënyrë që të mos i lënë vetëm fëmijët e tyre. Por kjo varet nga problematikat që ka fëmija, sepse ndonjëherë është e nevojshme të qëndrojë gjatë dhe kështu prindërit mund të kenë nevojë të shkojnë në shtëpi.

A mund ta prek fëmijën tim në inkubator?

Po, kjo është e mundur, vetëm se më parë duhet të këshilloheni me mjekun.

A mund ta ushqej fëmijën tim me gji?

Nëse mjeku ua lejon, patjetër që po. Por edhe në rastet kur nuk mund t’ja jepni qumshëtin në mënyrë direkte mund ta ruani atë e t’ja jepni përmes shiringave apo mjeteve të tjera spitalore.

Mund t’i jap qumësht formule fëmijës?

Po, vetëm se duhet të pyesni mjekët se cili është më i përshtatshmi për të voglin tuaj.

Mos kini frikë të bëni pyetje rreth gjithçkaje që doni të dini për fëmijën tuaj si dhe të kërkoni ndihmë.

Marrja e foshnjës në shtëpi

Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe emocionues, por ndonjëherë mund të përjetohet me frikë dhe pasiguri. Fakti që do të jenë vetëm tashmë pa kujdesin mjekësor, mund t’i trëmbë nënat e reja. Por, merreni me qetësi dhe konsultohuni me mjekun për gjithçka.6

Artikulli paraprakMikrobioma e trupit mund të trajtojë hipertensionin
Artikulli i rradhës A mundet që ekspozimi ndaj dritës gjatë natës të rrisë rrezikun e çrregullimeve psikiatrike?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.