Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSh: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivelin më të ulët se para pandemisë

Lajme 27/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kinë, rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes aktualisht nuk është më e lartë se para pandemisë së COVID-19, sipas një zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh). Maria Van Kerkhove, ka theksuar se nuk janë zbuluar patogjenë të rinj ose të pazakonshëm në rastet e fundit.

Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktualisht nuk është më e lartë se para pandemisë së COVID-19, tha një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përsëritur se nuk janë gjetur patogjenë të rinj ose të pazakonshëm në rastet e fundit.

Maria Van Kerkhove, ushtruesja e detyrës së drejtorit të departamentit për parandalimin e epidemisë dhe pandemisë në OBSh, tha se rritja e rasteve duket se është nxitur nga rritja e numrit të fëmijëve që kontraktojnë patogjenë, pasi për dy vjet kufizime të vendosura për pandeminë, i ka mbajtur ata larg nga patogjenët.

“Ne kemi kërkuar krahasimet para pandemisë. Dhe valët që po përjetojnë ata tani, kulmi i tyre nuk është aq i lartë krahasuar me atë që u shënua më 2018-2019”, tha Van Kerkhove.

“Ky nuk është tregues i një patogjeni të ri. Kjo është e pritshme. Kjo është ajo me të cilën janë përballur shumica e shteteve një apo dy vjet më parë”, shtoi ajo.

Zëdhënësi i Komisionit shtetëror të Shëndetësisë në Kinë, Mi Feng, tha më 26 nëntor se rritja e rasteve të sëmundjeve akute të frymëmarrjes ishte e lidhur me qarkullimin e disa llojeve të patogjenëve, kryesisht të gripit sezonal, shkruan REL.

Rritja e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes u bë çështje globale javën e kaluar kur OBSh-ja i kërkoi Kinës më shumë informacione, duke cituar një rast mbi grupet e pneumonisë së padignosikuar te fëmijët nga Programi për Monitroimin e Sëmundjeve Emergjente.

Kina dhe OBSH-ja janë përballur me kërkesa për transparencë lidhur me raportimin në fillim të pandemisë, që u shfaq në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit 2019.

OBSh-ja tha javën e kaluar se nuk ka gjetur asnjë patogjen të ri apo të pazakonshëm në rastet e fundit të sëmundjeve respiratore.

 

 

Artikulli paraprak“Vrasje e fëmijës së posalindur”, Policia del me detaje për rastin në Prizren
Artikulli i rradhës OBSH-ja konfirmon se lija e majmunëve përhapet seksualisht

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.