Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Efektet anësore të konsumimit të tepërt të karbohidrateve

Jetë 14/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh mund të dëgjoni se karbohidratet janë ‘armiqtë’ më të mëdhenj të njerëzve që duan të humbin peshë, por ato në fakt janë të nevojshme për trupin e njeriut pasi e furnizojnë me energji.

Megjithatë, marrja e tepërt e karbohidrateve mund të çojë në disa efekte anësore. Sipas dietologes Juliana Dewsnap, karbohidratet komplekse janë shumë të dëshirueshme në dietë dhe kërkojnë më shumë energji dhe kohë për t’u shpërbërë në sheqer për energji.

Shumë karbohidrate komplekse janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe lëndëve ushqyese që nxisin humbjen e peshës, ngopjen dhe shëndetin e zorrëve. Megjithatë, është më e rëndësishme të përqendrohemi te cilësia e karbohidrateve sesa te sasia, pasi kjo mund të çojë në një sërë simptomash të pakëndshme.

Jeni të fryrë

Nëse jeni vazhdimisht të fryrë, karbohidratet mund të jenë shkaku. Sheqeri nga karbohidratet mund ta zvogëlojë shumëllojshmërinë e baktereve të shëndetshme në zorrë duke e bërë sistemin e tretjes të ngadaltë, gjë që më pas krijon fryrje. Përveç kësaj, sipas Shoqatës Kanadeze të Kërkimeve Intestinale, bakteret në zorrë fermentojnë fibra, niseshte dhe disa sheqerna, të cilat prodhojnë komponime të gazta në trup. Kjo ndodh më shpesh kur konsumojmë karbohidrate të rafinuara.

Jeni duke shtuar në peshë

Ngrënia e tepërt e karbohidrateve mund të çojë në kalori të tepërta, pasi ushqimet me shumë karbohidrate shpesh janë të pasura me yndyrë. Ushqimet e ëmbla, përveç karbohidrateve, kryesisht përmbajnë sasi të mëdha yndyre, të cilat janë dukshëm kalorike. Përveç kësaj, njerëzit shpesh hanë karbohidrate, si patate me salca të ndryshme me shumë kalori.

Keni akne

Edhe pse aknet shfaqen gjatë pubertetit, shumë të rritur kanë probleme me këtë fenomen të pakëndshëm. Aknet mund të shkaktohen nga gjenetika dhe hormonet, por mund të jenë gjithashtu një shenjë se po hamë shumë karbohidrate. Sheqernat nga karbohidratet rrisin prodhimin e androgjeneve, të cilat janë të lidhura me aknet hormonale.  Një hulumtim i vitit 2014 në ‘Drugs and Dermatology‌’ nxjerr në pah lidhjen midis karbohidrateve të rafinuara dhe akneve. Studiuesit rekomandojnë reduktimin e konsumit të ushqimeve me indeks të lartë glikemik, të cilat përfshijnë disa drithëra, bukë, oriz dhe fruta, si pjepër dhe shalqi, të cilat mund t’i zëvendësoni me opsione më të ulëta të indeksit glikemik: perime dhe fruta pa niseshte, si mollët dhe portokallet.

Keni probleme me gjumin

Ngrënia e karbohidrateve kërkon që trupi juaj të punojë dhe ta përpunojë sheqerin, kështu që nëse i hani ato para gjumit, po i kërkoni organizmit të punojë dhe jo të pushojë. Nga ana tjetër, karbohidratet mund ta përshpejtojnë gjendjen e përgjumur, veçanërisht ato me indeks të lartë glikemik, sipas një studimi të vitit 2014 në ‘Sports Medicine‌’. Nëse jeni nga ata që hanë natën vonë dhe po luftoni për të fjetur, provoni t’i jepni vetes një ndërprerje më të hershme në mënyrë që organizmi të ketë kohë të mjaftueshme për t’i përpunuar ushqimet para se të kalojë në modalitetin e pushimit.

Jeni të lodhur gjatë gjithë kohës

Nëse ndiheni veçanërisht të lodhur, karbohidratet mund të kontribuojnë në atë gjendje letargjike. E ashtuquajtura mjegulla e trurit dhe dhimbja e kokës janë gjithashtu simptoma të konsumit të tepërt të karbohidrateve. Kur zgjidhni një vakt me bazë karbohidratesh, është e rëndësishme ta kombinoni me lëndë ushqyese të tjera, si proteinat dhe yndyrat e shëndetshme. Sipas ‘Sanford Health’, ngrënia e shumë karbohidrateve mund ta rritë sheqerin në gjak dhe të shkaktojë një rënie që ju bën të ndiheni të plogësht. Për ta shmangur rënien, konsumoni karbohidrate me lëndë të tjera ushqyese.

Artikulli paraprakArrestohet një burrë në Ferizaj për sulm seksual
Artikulli i rradhës Sëmundja e veshit, Meniere

Ju sugjerojmë

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

08/06/2026 Lajme

Prevot: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

08/06/2026 Lajme

Ushqimi i pasigurt, një kërcënim i madh për shëndetin global

08/06/2026 Jetë

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

08/06/2026 Lajme

Fshehja e simptomave të ADHD-së mund të dëmtojë shëndetin mendor

08/06/2026 Jetë

Mbi 35 mijë shërbime ambulatore gjatë majit në Spitalin e Gjakovës

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.