Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Lendita Ukelli-Jerliu, specialiste e biokimisë klinike flet rreth testeve të gjakut, roli i CRP-së dhe biokimisë në diagnostifikimin e sëmundjeve

Mjeku i javës 29/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtë javë në rubrikën Mjeku i Javës në Gazetën Shneta është doktoresha po ashtu specialiste e biokimisë klinike, Lendita Ukelli-Jerliu. 

Dr. Lendita Ukelli Jerliu është doktoreshë – specialiste e biokimisë klinike, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve të mjekësisë së përgjithshme, ajo ka vazhduar për të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Klinikën e Biokimisë. Aktualisht, ajo punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq. 

Roli i një biokimiste përfshin analiza dhe interpretim të te dhenave biokimike për diagnozën dhe monitorimin e sëmundjeve. Ata kryejnë analiza të ndryshme, ndihmojnë në diagnostikim, monitorojnë trajtimet, kontribuojnë në kërkime shkencore dhe ofrojnë këshillim për mjekë dhe personelin shëndetësor. Kontribuimi i tyre ndihmon në kuptimin e proceseve biokimike në organizëm dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor. 

Intervista e plotë: 

Cilat janë analizat apo testet që duhet t’I kryej një person brenda një viti për të mësuar gjendjen shëndetësore?

Analizat apo testet e gjakut që duhet kryhen brenda një viti mund të ndryshojnë në bazë të faktorëve të ndryshëm, si: mosha, gjinia, historia mjekësore, shqetësimet individuale dhe faktorëve të tjerë. Disa nga analizat ose parametrat që shpesh rekomandohen për të monitoruar gjendjen shëndetësore janë: hemogrami, testi i glukozës dhe Hba1c, lipidogrami, testet e funksionit të mëlçisë, testet e funksionit të veshkëve, testet e markuesve të inflamacionit, testet e funksionit të tiroides, testet e vitaminave dhe mineraleve.

Pse janë të rëndësishme këto analiza?

Këto analiza janë të rëndësishme sepse ato ofrojnë informacione të vlefshme për funksionimin e organeve të ndryshme, zbulojnë sëmundje dhe ndihmojnë në monitorimin dhe menaxhimin e këtyre problemeve shëndetësore. 

Cili është roli i hemogramit, çfarë tregon? 

Hemogrami (pasqyra e plotë e gjakut) është analizë themelore laboratorike e gjakut, e cila bëhet për vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore dhe për zbulimin e çrregullimeve të ndryshme, siç janë: anemia, infeksioni, sëmundjet virale, gjendja e ushqyerjes së organizmit dhe ekspozimi ndaj materieve toksike. Pasqyra e plotë e gjakut përfshin numrin e eritrociteve, trombociteve dhe leukociteve, konstantat e eritrociteve, hemoglobinën dhe hematokritin, konstantat e trombociteve, pasqyrën diferenciale të gjakut (5 nëntipet e leukociteve; neutrofilet, eozinofilet, bazofilet, monocitet dhe limfocitet).

Anomalitë në numërimin e qelizave të kuqe të gjakut, qelizave të bardha të gjakut dhe trombociteve mund të japin të dhëna të rëndësishme në lidhje me gjendjen themelore shëndetësore.

Për shembull:

  • Numri i ulët i qelizave të kuqe ose nivelet e ulëta të hemoglobinës mund të tregojë anemi.
  • Numri i rritur i leukociteve mund të tregojë një infeksion ose inflamacion.
  • Numri jonormal i trombociteve mund të tregojë për një çrregullim të gjakderdhjes ose rritje të rrezikut të koagulimit. 

Cili është roli i CRP-së dhe çfarë tregon?

CRP ose proteina C-reaktive është një proteinë e prodhuar nga mëlçia, niveli i së cilës rritet në përgjigje të inflamacionit. Roli i kësaj proteine në trup është që të ndihmojë sistemin imunitar të përgjigjet ndaj infeksionit, lëndimit ose inflamacionit. Këtu është një përmbledhje e rolit dhe rëndësisë së CRP:

  • CRP është një marker i ndjeshëm i inflamacionit. Kur ka inflamacion në trup, qoftë për shkak të infeksionit, lëndimit ose arsyeve të tjera, mëlçia lëshon CRP në qarkullimin e gjakut.
  • Nivelet e ngritura të CRP mund të përdoren si një marker për vlerësimin e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
  • Nivelet e CRP mund të monitorohen pas operacionit për të vlerësuar shtrirjen e traumës së indeve dhe përgjigjen e trupit ndaj procedurës kirurgjikale. 
  • Nivelet e ngritura të CRP mund të tregojnë inflamacion kronik, i cili mund të shoqërohet me gjendje si artriti ose sëmundjet autoimune.

Interpretimi i rezultateve:

  • Nivelet normale: Në individë të shëndetshëm, nivelet e CRP janë zakonisht të ulëta. Megjithatë, ato mund të rriten me shpejtësi në përgjigje të inflamacionit.
  • Nivele të ngritura: Nivelet më të larta të CRP sugjerojnë praninë e inflamacionit, por ato nuk e përcaktojnë me saktësi shkakun specifik. Zakonisht nevojiten teste shtesë dhe një vlerësim klinik i plotë për të identifikuar burimin e inflamacionit.

Cili është roli i Biokimisë në përgjithësi për diagnostifikimin e sëmundjeve?

Biokimia luan një rol vendimtar në diagnostifikimin e sëmundjeve duke ofruar njohuri për ndryshimet biokimike që ndodhin në trup si rezultat i gjendjeve të ndryshme shëndetësore. Testet diagnostike përfshijnë analizën e biomolekulave të ndryshme, si proteinat, enzimat, lipidet, karbohidratet dhe acidet nukleike, në mostrat biologjike si gjaku, urina dhe indet. Informacioni i fituar përdoret për të kuptuar funksionet fiziologjike, për të identifikuar anomalitë dhe për të diagnostifikuar sëmundjet. Këto janë disa teste/analiza të cilat mundësojnë diagnostifikimin e sëmundjeve: Identifikimi i biomarkerëve, hemogrami, analiza e enzimeve, nivelet e hormoneve, çrregullimet metabolike, testimi gjenetik, analiza e proteinave, analiza e elektrolitëve, analizat imunologjike etj.

Pra, biokimia është një fushë thelbësore në diagnostifikimin, monitorimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

/GazetaShneta/

Artikulli paraprakQKMF në Dragash: 80% furnizim me barna nga MSh, mungesë në sistemet për infuzion, kanilla dhe gaza
Artikulli i rradhës 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.