Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShSKUK i përmirëson kriteret e konkursit për drejtor të spitaleve, i quan gabime teknike

Lajme 16/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Administrata Qendrore FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas interesimit të “Betimi për Drejtësi”, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) i ka përmirësuar kriteret e konkursit për drejtor të spitaleve, të cilat kritere i kishte vendosur në kundërshtim me statutin e saj, duke i quajtur si “gabime teknike”.

ShSKUK, të premten e kaluar ka hapur të konkurs për tre drejtorë të përgjithshëm në tri spitale rajonale, në atë të Mitrovicës, Ferizajt dhe të Gjakovës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në kriteret e këtij konkursi, thuhej se kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë së paku katër vite përvojë profesionale, prej tyre dy në pozita udhëheqëse, i cili kriter ishte në kundërshtim me Statutin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Së paku katër vite përvojë pune profesionale, prej tyre dy në pozita udhëheqëse”, thuhet në konkursin e publikuar në uebfaqe të ShSKUK-së më 9 shkurt 2024.

Në këtë konkurs, ishte ulur edhe kriteri për përvojë pune profesionale, pasi që Statuti i ShSKUK-së, neni 25, pika 3, Drejtimi i njësive përbërëse të ShSKUK-ës, thotë se kandidatët për drejtorë duhet të kenë gjashtë vite përvojë pune profesionale, prej tyre tre vite duhet të jenë menaxheriale.

“3. Drejtorët apo udhëheqësit si në paragrafi 1 të këtij neni, duhet të kenë të përfunduar shkollimin universitar në ndonjërën nga fushat: shkenca mjekësore, ekonomi, juridik, administratë, si dhe duhet të kenë gjashtë (6) vite punë profesionale prej tyre tri (3) menaxheriale”, thuhet në Statutin e ShSKUK-së, i cili ka hyrë në fuqi më 5 janar 2024.

“Betimi për Drejtësi” një ditë më parë ka adresuar pyetje në ShSKUK, lidhur me këto shkelje, por nga ShSKUK thonë se ka qenë një gabim teknik.

“Tek kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar, është bërë një gabim teknik sa i përketë përvojës së punës. Menjëherë pasi kemi vërejtur këtë gabim teknik, Sektori i Burimeve Njerëzore ka lëshuar njoftimin me të cilin ka plotësuar – ndryshuar nga: së paku katër (4) vite përvojë pune profesionale, prej tyre dy (2) vite në pozitë udhëheqëse (vërtetim nga punëdhënësi dhe pasqyrën nga Trusti); ndryshohet në së paku gjashtë (6) vite përvojë pune profesionale, prej tyre tre (3) vite në pozitë udhëheqëse (vërtetim nga punëdhënësi dhe pasqyrën nga Trusti) “, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së për “Betimi për Drejtësi”.

Pas interesimit të “Betimi për Drejtësi”, kriteret janë përmirësuar dhe janë publikuar në uebfaqen e ShSKUK-së.

Spitali i Ferizajt që nga shtatori i vitit 2022 është me ushtrues detyre, po ashtu Spitali Rajonal në Mitrovicë është me ushtrues detyre që nga muaji nëntor 2023, ndërsa ai në Gjakovë që nga shtatori i vitit paraprak. /BetimipërDrejtësi

Artikulli paraprakTrajtimi afatgjatë “shumë efektiv” i trombektomisë pas goditjes në tru
Artikulli i rradhës Dita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësor

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.