Shkalla e lindjes së parakohshme rritet pas valëve të të nxehtit, sipas një studimi të ri. Gjetjet nënvizojnë shtrirjen e gjerë të rreziqeve të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit.
Nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojë rreziqet shëndetësore nga sëmundjet kronike, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, mendore, të frymëmarrjes dhe të lidhura me diabetin, si dhe të shkaktojë dëmtim akut të veshkave, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta
Një studim i ri i publikuar në “JAMA Obstetrics and Gynecology”, ekzaminoi ndikimin e valëve të të nxehtit në lindjet e parakohshme dhe ato të hershme.
Analiza përdori të dhënat e lindjeve nga viti 1993 deri në vitin 2017 në 50 zonat më të mëdha metropolitane të SHBA-së gjatë muajve më të nxehtë. Në përgjithësi, studimi përfshiu 53 milionë lindje.
Gjatë 25 viteve, ka pasur 2.15 milionë lindje të parakohshme dhe 5.8 milionë lindje të hershme. Pas valës së të nxehtit, shkalla e lindjeve të parakohshme u rrit me 2% dhe lindjeve të hershme me 1%.
Lindja e parakohshme është kur një fëmijë lind para se të plotësohen 37 javë të shtatzënisë. Është shkaku kryesor i vdekshmërisë foshnjore dhe mund të çojë në probleme shëndetësore afatgjata, duke përfshirë frymëmarrjen, sistemin gastrointestinal dhe sjelljen. Në SHBA, rreth 10.5% e të gjithë foshnjave lindin para kohe.
Foshnjat e hershme, të lindura në javën 37-38 të shtatzënisë, janë gjithashtu në një rrezik më të lartë të komplikimeve afatgjata dhe një rrezik të lartë të vdekshmërisë foshnjore. Gati një e treta e foshnjave (28.8%) në SHBA lindin në moshë të hershme. /Gazeta Shneta/


