Ngrënia e një diete të shëndetshme të pasur me zink dhe kalcium në muajt para ngjizjes mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të çrregullimeve hipertensive gjatë shtatzënisë, zbulon një studim i ri.
Ekspertët janë fokusuar prej kohësh në rëndësinë e të ngrënit të një diete të shëndetshme gjatë shtatzënisë për të parandaluar rezultatet negative shëndetësore, por studimet e reja sugjerojnë se ajo që një grua ha para konceptimit mund të jetë po aq e rëndësishme, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.
Studimi paraprak, i kryer nga Shoqata Amerikane mbi Ushqyerjen, zbuloi se gratë që konsumonin nivele më të larta të zinkut dhe kalciumit – dy minerale thelbësore – në tre muajt që çuan në konceptim kishin shumë më pak gjasa të përballeshin me çrregullime hipertenzive gjatë shtatzënisë në krahasim me ato që kishin konsum më të ulët të këtyre lëndëve ushqyese.
Kjo përfshin marrjen e mineraleve si nga dieta ushqyese ashtu edhe nga suplementet dietike.
Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë, rekomandojnë që gratë e moshës riprodhuese të konsumojnë 1000 miligramë kalcium dhe 8 miligramë zink çdo ditë.
Burimet dietike të kalciumit përfshijnë produktet e qumështit, tofu, peshkun e konservuar, si dhe disa fruta, arra dhe drithëra. Ndërsa, burimet e zinkut përfshijnë mishin e kuq, shpendët, bishtajore, tërshërën etj. /Gazeta Shneta/


