Vetëm një numër shumë i vogël personash në botë kanë grupin e gjakut Rh nul, i cili konsiderohet grupi më i rrallë i gjakut.
Ky grup unik është zbuluar për herë të parë në vitin 1961 tek një aborigjen australian dhe përbën një fenomen të rrallë gjenetik që ndodh tek një në 160 milionë persona. Deri më tani, janë identifikuar vetëm 43 persona me këtë grup gjaku në të gjithë botën, shkruan Medicine, transmeton Gazeta Shneta.
Rh nul njihet për mungesën e të gjitha antigeneve të sistemit Rh, të cilat zakonisht përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut. Në këtë aspekt, është shumë i ngjashëm me grupin O negativ, pasi individët me Rh nul janë dhurues universalë, që do të thotë se gjaku i tyre mund t’u përshtatet kujtdo. Megjithatë, ata vetë mund të marrin gjak vetëm nga persona me të njëjtin grup gjaku, duke e bërë të vështirë sigurimin e gjakut në raste urgjente.
Për të garantuar që këta individë nuk mbeten pa gjak në raste nevoje, ekzistojnë laboratorë ndërkombëtarë të specializuar, si ai në Filton, Britani, ku ruhet një bazë të dhënash për personat me këtë grup gjaku. Megjithatë, një sfidë madhore mbetet distanca gjeografike, pasi individët me Rh nul jetojnë në vende të ndryshme si Japonia, Brazili, Irlanda dhe SHBA, gjë që mund të vështirësojë logjistikën e dërgimit të gjakut në kohë.
Për raste kirurgjike të planifikuara, individët me këtë grup gjaku shpesh japin gjak paraprakisht, i cili ruhet për deri në 45 ditë në bankat e gjakut.
Për grupet e zakonshme të gjakut (A, B, AB, dhe 0), shpërndarja ndryshon në bazë të rajoneve:
- Grupet më të zakonshme në botë janë A+, 0+ dhe B+.
- B+ është veçanërisht i zakonshëm në vende si Arabia Saudite (33%), India (31%), Japonia (20%) dhe Taivani (24%).
- 0-, dhuruesi universal, është më i pranishëm në Evropë me përqindje të larta në Spanjë (9%), Itali (7%), Francë dhe Gjermani (6%). Në Azi, është shumë më i rrallë, si në Indi (2%) dhe Japoni (0.15%).
Grupi i gjakut Rh nul është një mrekulli shkencore dhe një sfidë logjistike, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve globale për të siguruar që asnjë individ të mos mbetet pa gjak në raste emergjente. Ndërkohë, shpërndarja e grupeve të tjera të gjakut ofron një pasqyrë të ndryshimeve gjenetike dhe demografike mes rajoneve të ndryshme të botës./ Gazeta Shneta/


