Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kafja e mëngjesit ul rrezikun e vdekjes së hershme

Jetë 11/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
ekspres kafe
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i kafes në mëngjes mund të ulë rrezikun e vdekjes së hershme, veçanërisht nga sëmundjet kardiovaskulare.

Hulumtimi, i kryer nga studiuesit e Universitetit Tualante në New Orleans, zbuloi se njerëzit që konsumojnë kafe në mëngjes kanë një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës, shkruan Tulane.edu. transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 40,000 individëve të rritur, të cilët ishin konsumues të kafes dhe i ndoqën ata nga viti 1999 deri në 2018. Gjatë kësaj periudhe, 4,295 persona vdiqën, duke përfshirë 1,268 vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ata zbuluan se individët që konsumonin kafe në mëngjes kishin 16% më pak gjasa të vdisnin gjatë periudhës së studimit dhe 31% më pak mundësi të vdisnin nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që nuk konsumonin kafe.

Studiuesit theksuan se pirja e një sasie më të madhe kafeje ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes, por kjo lidhje ishte më e fortë tek ata që pinë kafe në mëngjes, në krahasim me ata që e konsumojnë gjatë gjithë ditës.

Ky hulumtim ofron një perspektivë të re mbi përfitimet e mundshme shëndetësore të pirjes së kafes në kohë të caktuara të ditës./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 pyetje për shëndetin e trurit: Çfarë mund të bëni për ta ruajtur atë?
Artikulli i rradhës Kandidati për deputet nga LDK, Sadiku: Shteti ndërtohet me punë, jo me populizëm

Ju sugjerojmë

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Gjashtë mënyra të thjeshta që i ndihmojnë fëmijët të duan më shumë perimet gjatë gjithë jetës

08/07/2026 Jetë

Vetëm 20 minuta në natyrë mund të ulin stresin dhe të forcojnë organizmin

08/07/2026 Jetë

Një në katër të rritur me diabet tip 2 mund të ketë humbje të dëgjimit

08/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë

Cigaret elektronike mund të dëmtojnë mushkëritë e të rinjve po aq sa duhani

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.