Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Dr. Shkodran Krasniqi flet për trajtimin e obezitetit me metoda të avancuara të kirurgjisë

Mjeku i javës 12/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Doktor Shkodran Krasniqi ka lindur në Pejë, ai ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë në drejtimin Mjekësi e Pērgjithshme, nga tetori 2003 deri në mars 2010.

Pas kësaj, dr. Krasniqi filloi përvojën profesionale në kirurgji në shtetin e Gjermanisë. Nga nëntori i vitit 2011 deri në maj 2012 ka punuar si specializant në Klinikën për Kirurgji të Përgjithshme dhe Viscerale.

Më pastaj, dr. Krasniqi ka vazhduar specializimin në Klinikën për Kirurgji të Përgjithshme dhe Viscerale në Klinikën Bad Salzungen.

Që nga viti 2018, ai është mjek specialist dhe në të njëjtën kohë u emërua Oberarzt (Kryemjek) në Klinikën për Kirurgji të Përgjithshme dhe Viscerale në Spitalin e Bad Salzungenit deri në dhjetor 2023.

Nga viti 2020 dr. Kasniqi është certifikuar nga shoqata gjermane e kirurgve DGAV si: Kirurg Metabolike dhe Bariatrik. Në janar të këtij viti ai është emëruar si zëvendës-shef (Leitender Oberarzt) në Klinikën për Kirurgji Viszerale dhe metabolike në Elisabeth Klinikum Schnalkalden.

-Çka është obeziteti?

Dr. Krasniqi: Obeziteti është një sëmundje kronike që karakterizoht me akumulimin e tepërt të dhjamit në trup, i cili mund të ketë ndikime negative në shëndet.

Obeziteti përcaktohet shpesh përmes Indeksit të Masës Trupore (BMI), ku një vlerë mbi 30 konsiderohet obezitet, e që shpesh herë është e pamjaftueshme ose e pasaktë për këtë arsyje preferohet edhe klasifikimi shtesë EOSS: Edmonton Obesity Staging System.

Pacienti është me obezitet kur ka vlerë të BMI mbi 30, pastaj obezitet i shkallës së dytë kur BMI është mbi 35.

Dhe obeziteti rëndë apo shkalla e 3 kur BMI është mbi 40, i cili në shumicën e rasteve shoqërohet me sëmundjet tjera të cilat janë si pasojë e obezitetit apo funksionit endokrin të indit dhjamore.

Obeziteti është një faktor rreziku dhe shkaktar për shumë sëmundje. Ai rrit rrezikun për diabet deri në 100%, për tension të lartë të gjakut, yndyra në mëlçi, cirozë, atak në zemër, goditje në tru dhe sëmundje vaskulare, si dhe për astmë, çrregullime të gjumit, sindromë të apnesë obstruktive të gjumit, artrozë dhe sëmundje të ndryshme të kancerit.

Probabiliteti për shfaqjen dhe rikthimin e kancerit, p.sh. për kancerin e zorrës së trashë (80%), kancerin e pankreasit (70%), kancerin e veshkave (25%), kancerin e stomakut (25%) dhe kancerin e gjirit (40-50%).

Për kancerin e zorrës së trashë, rreziku i rishfaqjes rritet deri në 40%. Obeziteti është gjithashtu faktori më i rëndësishëm i rrezikut për insuficiencen e veshkave me dializë të detyrueshme dhe për cirros të mëlçisë me nevojë për transplantim.

Obeziteti shkakton komplikime gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Ndikon negativisht në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve dhe të rinjve, duke shkaktuar pasoja afatgjata që percillen deri në moshën e rritur.

Lista e sëmundjeve që shkaktohen nga obeziteti është e gjatë, si pasojë e së cilave një pacient me obezitet vlersohet të ketë jetë rreth 10 vite më të shkurtër.

Dhe të gjitha sëmundjet shoqëruese të obezitetit kanë për shkaktarë efektin metabolik të indit dhjamore, përveç problemeve me sistemin lokomotor (Nyjte) të cilat shfaqen si pasojë e mbipeshës dhe për këtë arsyje quhet edhe Kirurgjija Metabolike dhe e Obezitetit.

Vlen të theksohet se efekti metabolik edhe Hormonal i shkaktur pas ndërhyrjeve kirurgjike në sistemin tretës.

Është një efekt ansorë që në fillimet e kirurgjisë së obezitetit ka qenë i paparashikuar.

I cili është zbuluar më vonë gjë që ka bërë edhe të ndryshohet jo vetëm emri (Kirurgjia metabolik dhe e Obezitetit) por edhe indikacioni për një ndërhyrje kirurgjike, çka ka bërë që në rend të parë të jetë efekti metabolik i indit dhjamorë e mbipesha në vend të dytë për nga rëndësia e shëndetit.

– Shkaqet kryesore të obezitetit:

🔹 Konsumimi i tepërt i kalorive dhe ushqimeve të përpunuara
🔹 Mungesa e aktivitetit fizik
🔹 Faktorët gjenetikë
🔹 Probleme hormonale (si hipotiroidizmi)
🔹 Stresi dhe mungesa e gjumit

– Çka është kirurgjia metabolike dhe e obezitetit?

Dr. Krasniqi: Kirurgjia metabolike dhe e obezitetit është një degë e kirurgjisë që trajton obezitetin e rëndë dhe sëmundjet metabolike, si diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe dislipidemia, përmes ndërhyrjeve kirurgjikale që ndryshojnë anatomisë e sistemit tretës.

– Llojet kryesore të ndërhyrjeve kirurgjike tek sëmundjet metabolike dhe bariatrike:

Dr. Krasniqi: 1. Bypass-i gastrik – zvogëlon stomakun dhe ndryshon rrugën e ushqimit në zorrë për të reduktuar përthithjen e kalorive që mund të jetë Omega loop ose Y- Roux

2. Ngushtimi i lukthit (Sleeve gastrectomy) – heq një pjesë të stomakut për të reduktuar urinë dhe sasinë e ushqimit të konsumuar.

3. Duodenal switch – kombinon një reduktim të stomakut me një ndryshim në sistemin tretës për të kufizuar thithjen e kalorive dhe yndyrave.

– Kur duhet t’i nënshtrohemi një ndërhyrje kirurgjike?

Dr. Krasniqi: Trajtimi i pacientit me obezitet është multidiciplinar, është obligative që pacientët me BMI grad 1 edhe 2 së pari t’i shtjerrin mundësitë konservative me sport dhe dieta profesionale në interval kohor 6 deri në 12 muaj, e ne rast të dështimit të humbjes së peshës atëherë mund t’i nënshtohen ndërhyrjes kirurgjike.

Normalisht së pari duhet të verifikohet shkaktari i mbipeshës edhe të përjashtohen shkaqet homonale si dhe pacientët duhet të kenë gjendje stabile psiqike. Egzaminimet shtesë që duhet të bëhen nga mjekë tjerë si:Internisti Gastroenterolog, Anesteziti, Psikiatri, Endokrinologu edhe Nutricist )

1. Kriteret sipas Indeksit të Masës Trupore (BMI)

✅ BMI ≥ 40 kg/m² → pavarësisht nga sëmundjet shoqëruese

✅ BMI ≥ 35 kg/m² → nëse ka sëmundje të rënda shoqëruese (p.sh. diabeti tip 2, hipertensioni, apneja e gjumit)

2. Dështimi i trajtimeve konservative

• Pacienti ka provuar dieta, ushtrime fizike dhe trajtim me ilaçe, por nuk ka arritur humbje të qëndrueshme në peshë.

3. Sëmundje metabolike

• Diabeti mellitus tip 2, i cili nuk kontrollohet lehtë
• Çrregullime të rënda të metabolizmit të yndyrnave
• Hipertensioni (tensioni i lartë i gjakut), që nuk menaxhohet mirë me ilaçe

4. Faktorët psikososialë

• Kufizime të mëdha në cilësinë e jetës për shkak të obezitetit
• Izolim social ose depresion i lidhur me mbipeshën

5. Mosha dhe gjendja e përgjithshme

• Zakonisht midis 18 dhe 65 vjeç (në raste të veçanta mund të bëhet edhe jashtë këtij kufiri)
• Gjendje e mirë fizike dhe mendore, për të përballuar operacionin dhe ndryshimet e stilit të jetesës pas tij

Është shumë e rëndësishme që pacientët pas operimit duhet gjatë gjithë jetës të jenë në kontrollin mjekësor të vazhdueshëm Post-Operative.

Vitin e parë pas operacionit janë të parapara gjithsej tri kontrolla mjekësore ku përfshihen anamneza analizat labaratorike dhe egzaminimet me ultrazë, pastaj, një kontroll në vit.

Me rëndësi është që të kontrollohen elektrolitet dhe vitaminat, në shumicën e rasteve duhet një substituim i përjetshëm i vitaminave apo eletroliteve.

Përfitimet shëndetëore nga një ndërhyrje e tillë kirurgjike janë të shumta për pacientët me indikacion sidomos vlen të theksohet reduktimi i efektit metabolik te indit dhjamore çka përveç humbjes së peshës përmirëson dukshëm DM, tensionin arterial, kolesterolin, melqin e dhjamosur dhe në përgjithësi kualitetin e jetës, e deri te remision i plotë i sëmundjeve të lartcekura në varësi të metodave operative.

Në këtë rast vlen të cekët se remision in DM pas Bypassit te lukthit është deri në 80%, e në moshat e reja ka efektivitet akoma më të lartë dhe ka efektivitet më të lartë në krahasim me ngushtimin e lukthit apo Sleeve Gastrektomy.

Artikulli paraprakRastet e fruthit pritet të rriten në muajt e ardhshëm, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore evropiane
Artikulli i rradhës Miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor në Shqipëri

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.