Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Palpitacionet e zemrës gjatë shtatzënisë, kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut tuaj

Këshilla për shtatzëna 08/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Palpitacionet e zemrës janë një simptomë ku ndjeni se rrahjet e zemrës janë të çrregullta. Për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trupin e gruas shtatzënë, palpitacionet e zemrës mund të shtohen gjatë shtatzënisë.

Rrahjet e zemrës mund të ndihen si dridhje, shpejtim, ndalim për një moment ose goditje të forta. Ndërsa shumica e palpitacioneve nuk janë shqetësuese, disa dhe mund të jenë sipas ekspertëve, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Gjatë shtatzënisë, sistemi kardiovaskular pëson disa ndryshime. Vëllimi i gjakut (sasia e gjakut që qarkullon në trup) rritet pothuajse me 50%. Frekuenca e zemrës rritet me 10 deri në 20 rrahje në minutë. Ndryshimet hormonale gjithashtu ndikojnë në sistemin kardiovaskular.

Diafragma (muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut) ngrihet lart për shkak të zmadhimit të mitrës, dhe zemra pozicionohet më lart në kraharor.

Këto ndryshime e shtojnë ngarkesën mbi zemrën dhe mund të rrisin ndjesinë e palpitacioneve te gratë shtatzëna.

Simptoma shqetësuese të palpitacioneve

Shpeshherë, palpitacionet e zemrës nuk janë për t’u shqetësuar dhe nuk kërkojnë trajtim. Megjithatë, disa simptoma shqetësuese duhet të vlerësohen nga një profesionist shëndetësor. Këto simptoma përfshijnë:

– Marramendje.

– Dhimbje në kraharor.

– Vështirësi në frymëmarrje.

– Të fikët.

– Djersitje.

– Kollë me gjak.

– Palpitacione që zgjasin më shumë se 30 sekonda.

– Rrahje të zemrës në gjendje pushimi mbi 100 rrahje në minutë.

Roli i sëmundjeve bashkëshoqëruese në palpitacionet gjatë shtatzënisë

Gratë shtatzëna që kanë disa sëmundje të caktuara shëndetësore janë më të rrezikuara për të zhvilluar palpitacione të zemrës. Këto sëmundje përfshijnë:

– Diagnozë të mëparshme me aritmi (rrahje të çrregullta të zemrës).

– Sëmundje strukturore të zemrës.

– Sëmundje të lindura të zemrës (kongjenitale).

– Moshë e avancuar e gruas shtatzënë.

– Kardiomiopati peripartum (kur muskulatura e zemrës dobësohet, trashet ose ngurtësohet).

Është shumë e rëndësishme që gjatë shtatzënisë të njoftohen profesionistët shëndetësorë për çdo gjendje shëndetësore ekzistuese, veçanërisht për problemet kardiake të diagnostikuara më parë. Zemra përballet me më shumë ngarkesë gjatë shtatzënisë, ndaj menaxhimi i saktë i këtyre gjendjeve është i domosdoshëm për shëndetin e nënës dhe të foshnjës.

Si të menaxhoni palpitacionet e zemrës

Shumica e palpitacioneve të zemrës nuk kërkojnë trajtim. Nëse profesionisti shëndetësor vlerëson se ato nuk janë të shpeshta, nuk shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore dhe nuk ndodhin si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër, mund të rekomandojë ndryshime në stilin e jetesës.

Ndryshimet e rekomanduara për të menaxhuar palpitacionet përfshijnë:

– Kufizoni ose shmangni kafeinën.

– Përdorni teknika për relaksim.

– Shmangni duhanin dhe alkoolin.

Në disa raste, palpitacionet kërkojnë trajtim. Profesionisti shëndetësor mund të kryejë disa teste diagnostike si elektrokardiograma (EKG). Pasi të përcaktohet lloji i palpitacioneve, mund të përshkruhet trajtimi i duhur. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMSh e shpërbleu me kontratë mbi 1.1 milionë Euro kompaninë maqedonase
Artikulli i rradhës AUV konfirmon se mishi brazilian është i sigurt për tregun e Kosovës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.