Ovulacioni është procesi që trupi juaj kalon për t’u përgatitur për shtatzëni. Ndryshimet hormonale i japin sinjal vezoreve për të liruar një vezë të maturuar. Vezorja më pas udhëton në drejtim të tubave fallopian, ku mund të fekondohet nga spermatozoidi.
Gjatësia mesatare e një cikli menstrual është 28 ditë. Shenjat e ovulacionit mund të përfshijnë dhimbje në legen, rritje të temperaturës trupore, ose ndryshime në mukusin cervikal dhe pështymë, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.
Ovulacioni zakonisht zgjat nga 12 deri në 24 orë. Për të kuptuar kur po ovuloni, është e dobishme të ndiqni fazat e ciklit menstrual dhe të vini re ndryshimet që ndodhin çdo muaj.
Për të ndjekur ditët e ovulacionit, regjistroni ciklin menstrual për disa muaj. Kjo është më e lehtë nëse keni cikle të rregullta nga 26 deri në 32 ditë. Nëse cikli juaj është i parregullt, ndjekja është më sfiduese.
Mund të përdorni një ditar, një fletore ose një aplikacion në telefon. FDA ka miratuar dy aplikacione për ndjekjen e ciklit si metoda kontraceptive: Natural Cycles dhe Clue.
Për të llogaritur kohën e ovulacionit, numëroni 10 deri në 16 ditë para menstruacionit të ardhshëm. Për një cikël 28-ditor, ovulacioni zakonisht ndodh në ditën e 14-të.
Përveç ndjekjes së ciklit, mund të përdorni edhe teste në shtëpi për të zbuluar ovulacionin. Këto zakonisht matin nivelin e hormonit LH në urinën tuaj – një ngritje e LH sinjalizon që ovulacioni po ndodh. /Gazeta Shneta/


