Marrja e vitaminave dhe mineraleve thelbësore gjatë shtatzënisë mund të ndihmojë gratë të ruajnë një tension të gjakut të shëndetshëm edhe në moshë të mesme, sipas një studimi të publikuar më 6 mars në revistën “Hypertension”.
Sipas studiuesve, nivelet e larta të mineraleve si bakri dhe mangani gjatë shtatzënisë ishin të lidhura me tension më të ulët dekada më vonë, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Gjithashtu, nivelet më të larta të vitaminës B12 u shoqëruan me tension më të ulët të gjakut në periudhën e mëvonshme të jetës.
“Optimizimi i këtyre metaleve dhe vitaminave thelbësore – veçanërisht bakrit, manganit dhe vitaminës B12 – gjatë shtatzënisë mund të ofrojë përfitime mbrojtëse kundër hipertensionit në moshë të mesme, një periudhë kritike për rrezikun kardiovaskular të grave,” tha studiuesi kryesor, epidemiologu Mingyu Zhang nga Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston. /Gazeta Shneta/


