Gjakderdhja pas lindjes (postpartum) i referohet një humbjeje serioze të gjakut që ndodh pas lindjes së fëmijës. Zakonisht ndodh brenda 24 orëve të para pas lindjes, por mund të shfaqet edhe deri në 12 javë pas lindjes.
Kjo gjakderdhje mund të jetë kërcënuese për jetën. Globalisht, është shkaku më i zakonshëm i vdekshmërisë amësore dhe përbën rreth 25% të të gjitha vdekjeve pas lindjes. Në SHBA, është shkaku i rreth 11% të vdekjeve amësore, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Megjithatë, me ndërhyrje të shpejtë mjekësore, kjo gjendje mund të trajtohet me sukses dhe rreziku mund të reduktohet ndjeshëm nëse simptomat vërehen në kohë.
Shumë gra që përjetojnë gjakderdhje nuk kanë faktorë të njohur rreziku, por disa faktorë që mund ta rrisin rrezikun përfshijnë:
– Gjakderdhje pas lindjes në një shtatzëni të mëparshme.
– Lindje me prerje cezariane
– Induksion i lindjes (shtytja me ilaçe e lindjes).
– Lindje shumë e shpejtë ose shumë e gjatë.
– Shtatzëni të shumta.
– Çrregullime të gjakut (p.sh., sëmundja von Willebrand).
– Obeziteti.
– Foshnja me peshë të madhe.
– Preeklampsia ose hipertension gestacional.
– Korioamnionitis (infeksion i lëngut amniotik dhe placentës).
– Kolestaza intrahepatike e shtatzënisë (çrregullim i mëlçisë gjatë shtatzënisë). /Gazeta Shneta/


