Nëse po planifikoni një shtatzëni, ju dhe partneri juaj mund të këshilloheni të kryeni disa teste mjekësore paraprake. Këto teste, ndonëse mund të duken shqetësuese në fillim, janë thelbësore për të siguruar që gjithçka të jetë në rregull me shëndetin e foshnjës tuaj.
Një nga testet më të rëndësishme është testimi gjenetik para shtatzënisë. Ky përfshin analizimin e gjakut të prindërve për të zbuluar ndonjë mutacion gjenetik që mund t’i kalojë fëmijës.
Në shumicën e rasteve, fëmija preket vetëm nëse të dy prindërit bartin të njëjtin gjen të dëmtuar. Nëse vetëm njëri prej jush del pozitiv, rreziku për fëmijën është minimal. Megjithatë, nëse të dy jeni bartës të mutacionit, ekziston një probabilitet prej 25% që fëmija të zhvillojë një çrregullim gjenetik, transmeton Gazeta Shneta.
Ekzistojnë disa lloje të shqyrtimit gjenetik, përfshirë gjenotipizimin dhe sekuencimin, që ndihmojnë në identifikimin e mutacioneve të mundshme.
Disa nga çrregullimet më të zakonshme përfshijnë:
Fibrozën cistike, që dëmton mushkëritë dhe sistemin tretës,
Sëmundjen e qelizës drapërore, që ndikon në sistemin imunitar dhe shkakton anemi,
Sindromën Fragile X, që shkakton vonesa në zhvillim dhe aftësi të kufizuara në të nxënë.
Testimi gjenetik para shtatzënisë ofron qartësi dhe ndihmon në marrjen e vendimeve të informuara për të ardhmen e fëmijës tuaj. /Gazeta Shneta/


