Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Si ndikon përdorimi i antibiotikëve gjatë lindjes në shëndetin autoimunë të fëmijëve?

Këshilla për shtatzëna 10/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit i kryer në Universitetin e Oulu në Finlandë ka zbuluar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë marrë trajtim antibiotik gjatë lindjes, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje autoimune, si diabeti i tipit 1, sëmundja celiake dhe sëmundjet reumatike.

Megjithatë, studimi nuk ka treguar lidhje mes përdorimit të antibiotikëve dhe zhvillimit të sëmundjeve alergjike apo astmës tek fëmijët, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Studimi, i bazuar në regjistrat e rreth 46,000 fëmijëve, thekson se administrimi i antibiotikëve gjatë lindjes është efikas për parandalimin e infeksioneve të rënda të shkaktuara nga streptokoku i grupit B, duke reduktuar vdekshmërinë tek të porsalindurit.

Në Finlandë, rreth një në katër gra që lindin në formë vaginale marrin antibiotikë për të parandaluar këtë infeksion.

Megjithatë, gjetjet e studimit nxjerrin në pah mundësinë që përdorimi i antibiotikëve të ndikojë në zhvillimin e mikrobiotës së zorrëve të fëmijës, e cila mund të ketë implikime afatgjata për shëndetin e tij.

Sofia Ainonen, studiuese e doktoraturës në Universitetin e Oulu, sqaron se ky është një studim vëzhgues dhe nuk vërteton një lidhje shkak-pasojë mes antibiotikëve dhe zhvillimit të sëmundjeve autoimune më vonë në jetë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudimi: Një në katër të rritur do të mbetet beqar përgjithmonë
Artikulli i rradhës Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin që ia shpërtheu veturën UD. drejtorit të QKUK-së

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.