Ushqyerja me gji nuk sjell përfitime vetëm për foshnjat – një studim i ri tregon se ajo mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru tek nënat. Për më tepër, sa më gjatë të zgjasë ushqyerja me gji, aq më i ulët është rreziku.
Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan të dhënat e 289,573 grave kineze nga studimi ‘China Kadoorie Biobank’. Gjatë ndjekjes 8-vjeçare, u pa se gratë që kishin ushqyer me gji kishin 9% më pak rrezik për sëmundje të zemrës dhe 8% më pak për goditje në tru, krahasuar me ato që nuk kishin ushqyer fare, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Gratë që kishin ushqyer për 2 vjet ose më shumë kishin 18% më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës dhe 17% më pak për goditje në tru. Çdo 6 muaj shtesë ushqyerjeje lidhej me 4% ulje të rrezikut të sëmundjes së zemrës dhe 3% të goditjes në tru.
Edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si duhanpirja, diabeti dhe tensioni i lartë, rezultatet mbetën të qëndrueshme.
Shkencëtarët sugjerojnë se një “rivendosje e metabolizmit” pas shtatzënisë mund të shpjegojë këtë mbrojtje – pasi ushqyerja me gji ndihmon trupin të përdorë rezervat e yndyrës të akumuluara gjatë shtatzënisë.
Ky studim i mbështet përpjekjet për të nxitur ushqyerjen me gji për periudha më të gjata, në dobi të nënës dhe fëmijës. /Gazeta Shneta/


