Foshnjat e porsalindura zakonisht flenë më shumë se qëndrojnë zgjuar. Shumë prej tyre flenë deri në 19 orë në ditë, shpesh në intervale të shkurtra dhe pa një orar të rregullt. Zakonisht ata/ato, flenë 8–9 orë gjatë ditës dhe 8 orë natën, duke u zgjuar çdo 2–3 orë për të ushqyer.
Sipas burimi Medical News Today, menaxhimi i gjumit të një të porsalinduri është sfidë për prindërit, sidomos sepse foshnjat nuk janë mësuar me ritmin e ditës dhe natës. Në javët e para, është normale që ato të zgjohen për të ngrënë dhe më pas të flenë menjëherë sërish.
Sasia e gjumit ndryshon nga një foshnjë te tjetra — disa flenë vetëm 11 orë në ditë, ndërsa të tjera deri në 19.
Megjithatë, gjumi i tepërt mund të jetë shenjë e problemeve, sidomos nëse foshnja:
– ka zverdhje të lëkurës dhe syve (verdhëz);
– duket shumë e përgjumur dhe nuk reagon;
– nuk ka rifituar peshën e lindjes pas 14 ditësh;
– fiton më pak se 110–170 gram në javë pas javës së gjashtë;
– ka më pak se 4 pelena të lagura në ditë;
– nuk qetësohet pas ushqimit.
Në raste të tilla, këshillimi me pediatrin ose konsulentin e ushqyerjes është i rëndësishëm për të siguruar që foshnja ushqehet mjaftueshëm dhe zhvillohet mirë. /Gazeta Shneta/


