Presioni i ulët i gjakut gjatë shtatzënisë zakonisht nuk shkakton probleme serioze dhe mund të menaxhohet në shtëpi përmes pushimit dhe ndryshimeve në ushqyerje. Megjithatë, kur është shumë i ulët, mund të shkaktojë simptoma shqetësuese.
Gjatë shtatzënisë, presioni mund të bjerë sidomos në tremujorin e parë dhe të dytë, pasi enët e gjakut zgjerohen për të furnizuar më mirë mitrën. Shkaqe të tjera të përkohshme përfshijnë: ngritja e shpejtë në këmbë ose qëndrimi në vaskë të nxehtë për një kohë të gjatë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu, shkaqe të tjera që lidhen me presionin e ulët të gjakut janë edhe:
– pushimi i zgjatur në shtrat;
– anemia për shkak të mungesës së vitaminës B12, acidit folik ose hekurit;
– dehidratimi;
– problemet e zemrës;
– disa barna që ndikojnë në tensionin e gjakut;
Presioni shumë i ulët në fillim të shtatzënisë, i shoqëruar me marramendje dhe dhimbje, mund të tregojë shtatzëni jashtë mitre, e cila kërkon ndihmë të menjëhershme mjekësore.
Simptomat përfshijnë: marramendje, lodhje, të përziera, zbehje apo lëkurë e ftohtë dhe e lagësht, shikim i turbullt, ndjenjë e rëndë lodhjeje gjatë ditës dhe frymëmarrje e cekët ose e shpejtë.
Rreziku më i madh është humbja e ndjenjave dhe rrëzimi, që mund të dëmtojë nënën ose foshnjën.
Megjithatë, presioni i ulët rrallëherë shkakton komplikime serioze. Në shumicën e rasteve, ai normalizohet në tremujorin e tretë. Mjeku mund të trajtojë shkakun bazë, si anemia, ose të ndryshojë barnat nëse është e nevojshme. /Gazeta Shneta/


