Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia në moshë të avancuar shoqërohet me rreziqe më të larta

Këshilla për shtatzëna 21/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mosha e avancuar e nënës (AMA) përkufizohet si shtatzënia te gratë mbi 35 vjeç dhe konsiderohet si një shtatzëni me rrezik disi më të lartë.

Sipas Health News, kjo moshë shoqërohet me komplikime të mundshme gjatë shtatzënisë, si kufizimi i rritjes së fetusit, preeklampsia, shkëputja e placentës, lindja e parakohshme dhe lindja e vdekur përcjell Gazeta Shneta,

Rreziku rritet më tej te gratë mbi 40 vjeç, sidomos nëse shtatzënia kalon javën e 41-të. Një ndër pasojat më të zakonshme është rritja e nevojës për lindje me prerje cezariane. Kjo lidhet edhe me historinë e lindjeve të mëparshme me prerje cezariane dhe me vendimmarrjen më të shpejtë për të ndërhyrë kirurgjikisht në këtë grupmoshë.

Gratë mbi 45 vjeç përballen me rritje të ndjeshme të rrezikut për hipertension para ose gjatë shtatzënisë, diabet gestacional dhe preeklampsi – kushte që mund të çojnë në lindje të vdekur.

Në vendet me të ardhura të larta, mosfunksionimi i placentës është shkaku më i zakonshëm i lindjeve të vdekura, veçanërisht te nënat në moshë të avancuar.

Prandaj, shtatzënitë në këtë grupmoshë kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme mjekësore për të parandaluar ndërlikimet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPreeklampsia: Njihuni me shenjat paralajmëruese të gjendjes në shtatzëni
Artikulli i rradhës “Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.