Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Mjeku i Javës’ – Dr. Halit Mehmeti: Temperaturat e larta rrezikojnë shëndetin e fëmijëve

Mjeku i javës 28/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë stinës së verës, temperaturat e larta përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht tek fëmijët. Organizmi i tyre është më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe dehidrimit, ndaj është e domosdoshme që prindërit të jenë të informuar dhe vigjilentë për të parandaluar pasojat e mundshme.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, pediatri Dr. Halit Mehmeti thekson rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve gjatë ditëve me temperatura të larta. Ai shpjegon se organizmi i fëmijëve është shumë më i ndjeshëm ndaj dehidrimit sesa ai i të rriturve, për shkak të përbërjes së trupit të tyre dhe metabolizmit më të shpejtë.

– Cilat janë rreziqet më të zakonshme shëndetësore që shkaktohen nga temperaturat e larta te fëmijët?

Dr. Mehmeti: Gjatë temperaturave të larta trupore, fëmijët dehidrohen më shpejt (humbasin lëngjet trupore shumë më tepër dhe më shpejt sesa të rriturit).

– Pse fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj valëve të të nxehtit krahasuar me të rriturit?

Dr. Mehmeti: Fëmijët janë më të ndjeshëm sepse raporti i lëngjeve me masën tjetër trupore tek të vegjlit është dukshëm në favor të ujit.

– Cilat janë simptomat e para që tregojnë se një fëmijë po përjeton dehidratim ose goditje nga i nxehti?

Dr. Mehmeti: Simptomat kryesore klinike të dehidratimit janë: apatia, adinamia, tharja e mukozave të dukshme, etja e shtuar dhe urinimi i reduktuar.

– A ka ndonjë kohë të caktuar gjatë ditës kur duhet shmangur dalja jashtë me fëmijët?

Dr. Mehmeti: Duhet shmangur ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj burimeve të nxehtësisë — aktualisht ndaj rrezeve të diellit nga ora 11:00 deri në 17:00.

– Cilat janë udhëzimet që pediatrët japin për ambientet e brendshme gjatë verës (temperatura, ventilimi, etj.)?

Dr. Mehmeti: Preferohet që temperatura në ambientet e mbyllura të mos jetë më shumë se 10°C më e ulët se temperatura e ambientit të jashtëm.

– Si ndikon i nxehti në fëmijët me sëmundje kronike si astma apo alergjitë?

Dr. Mehmeti: Si çdo sëmundje tjetër kronike, edhe te astma dhe alergjitë, ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta çon në përkeqësim të gjendjes shëndetësore — gjithçka lidhet me dehidratimin e pacientit.

-A është i sigurt aktiviteti fizik jashtë gjatë verës dhe si duhet të menaxhohet?

Dr. Mehmeti: Çdo aktivitet fizik gjatë temperaturave të larta duhet të kufizohet, ose mundësisht të mos zhvillohet fare në ambiente të papërshtatshme. Ai duhet të realizohet vetëm në orët e paradites ose të mbrëmjes.

-A mund të ketë pasoja afatgjata ekspozimi i shpeshtë ndaj temperaturave të larta te një fëmijë?

Dr. Mehmeti: Ekspozimi i gjatë dhe i shpeshtë ndaj temperaturave të larta është i rrezikshëm për jetën, sepse lidhet me dehidratimin më të lehtë tek fëmijët se te të rriturit (fëmijët mund të humbin deri në 50% të lëngjeve extracelular, e më pak se 15% te të rriturit), brenda 24 orëve, me pasojat zingjirore të saj.

– Çfarë masash mund të marrin prindërit për të mbrojtur fëmijët gjatë ditëve me temperatura ekstreme?

Dr. Mehmeti: Prindërit duhet t’u ofrojnë fëmijëve të tyre ushqime të lehta (jo të yndyrshme) dhe sa më shumë lëngje. Gjithashtu, ata nuk duhet t’i ekspozojnë fëmijët në diell gjatë orëve të përmendura më sipër./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakItalia në alarm: Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës
Artikulli i rradhës Vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit, Elshani apel qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura e Ujmanit

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.