Një studim i publikuar në revistën Addiction zbulon se gratë që pijnë shumë alkool kanë 50% më shumë gjasa të mbeten shtatzënë pa dëshirë, krahasuar me ato që pijnë pak ose fare.
Nga 936 gra që nuk dëshironin shtatzëni, 71 mbetën shtatzëna brenda një viti, dhe mbi gjysma ishin përdoruese të rënda të alkoolit, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Në krahasim, përdorimi i kanabisit nuk rezultoi të rrisë rrezikun për shtatzëni të padëshiruar.
Ekspertët theksojnë nevojën për mbështetje për gratë që pijnë shumë, për të parandaluar pasojat e mundshme të alkoolit në shtatzëni./Gazeta Shneta/


