Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia pas kancerit të gjirit nuk e rrit rrezikun e rikthimit të sëmundjes

Këshilla për shtatzëna 01/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se gratë që mbeten shtatzënë pas trajtimit për kancer të gjirit nuk përballen me një rrezik më të lartë të rikthimit të sëmundjes.

Studimi përfshiu 1,207 gra nën moshën 50 vjeç, të cilave u ishte diagnostikuar kancer i gjirit që nuk ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit. Pas një ndjekjeje 10-vjeçare, autorët theksuan se shtatzënia nuk duhet të dekurajohet, përfshirë edhe për gratë me kancer të gjirit ER-pozitiv, shkruan burimi Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.

“Shtatzënia mund të jetë madje një faktor mbrojtës për pacientet me kancer ER-negativ, ndoshta përmes ndikimit të sistemit imunitar ose ndryshimeve hormonale,” tha autori kryesor i studimit, Dr. Matteo Lambertini nga Instituti Jules Bordet në Bruksel.

Kanceri i gjirit mbetet lloji më i shpeshtë i kancerit tek gratë në moshë riprodhuese. Megjithëse rreth gjysma e grave të reja të diagnostikuara shprehin dëshirë për të pasur fëmijë, më pak se 10 për qind mbeten realisht shtatzënë pas trajtimit. Shumica e pjesëmarrëseve në studim (57%) kishin kancer të receptorit të estrogjenit pozitiv, një formë që ushqehet nga ky hormon.

Gjithsej 333 gra mbetën shtatzënë brenda një periudhe mesatare prej 2.4 vjetësh nga diagnoza. Rezultatet e këtij studimi japin shpresë për gratë e reja që dëshirojnë të bëhen nëna pas përballjes me kancerin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQeveria ndan gjysmë milion euro për popullin palestinez, Kurti: Dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje të civilëve
Artikulli i rradhës Mjekët suedezë paralajmërojnë prindërit për rreziqet e ekspozimit të fëmijëve ndaj trajtimeve hormonale

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.