Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Logopedi Besart Sokoli u dënua me 1 vit burg për keqtrajtimin e vajzës me aftësi të kufizuara

Lajme 04/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Logopedi nga Podujeva Besart Sokoli është dënuar me 1 vit burg me kusht nga Gjykata Themelore në Podujevë për keqtrajtimin e vajzës 4-vjeçe me aftësi të kufizuara. Dënimin e ka konfirmuar Gjykata për Gazetën Shneta. Sokoli ndonëse i dënuar, po vazhdon të ushtrojë profesionin e tij.

Logopedi nga Podujeva Besart Sokoli është dënuar më një vit burg me kusht nga Gjykata Themelore – Dega në Podujevë, për keqtrajtimin e një vajze 4-vjeçare me aftësi të kufizuara, shkruan Gazeta Shneta.

Në aktgjykimin e Gjykatës të cilin e posedon Gazeta, thuhet se i pandehuri Besart Sokoli është fajtor për keqtrajtimin dhe sulmin ndaj viktimës E.S.

“Me datë 12.08.2023, rreth orës 11:30, në Rr. “H. Z.” në P., në ordinancën e tij “L.-m.” ku punonte si logoped, me dashje kishte kaluar kompetencat e tij si logoped dhe e kishte keqtrajtuar, duke e sulmuar viktimën e ndjeshme, të dëmtuarën e mitur E.S. duke i shkulur disa flok nga koka. – me këtë ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 par. 3 nën-par. 3.1 të KPRK-së”, thuhet në aktgjykim.

Për këtë shkak, Gjykata ka marr vendim me dënnim me kusht me burgim prej 1 viti.

“Ashtu që i cakton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti në kuadër të cilit i llogaritet koha e kaluar në ndalim, dhe të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse në periudhën e verifikimit prej dy (2) viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

Këtë aktgjykim të marr në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e ka konfirmuar në një përgjigje për Gazetën Shneta.

“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka marr Aktgjykim dënues në çështjen penale kundër të akuzuarit B.S. për shkak të veprës penale Sulmi. Gjykata ka shpall Aktgjykimin në këtë çështje penale, i akuzuari B.S. është shpall fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në kuadër të cilit i llogaritet koha e kaluar në ndalim, dhe të njëjtën kohë gjykata ka urdhëruar që ky dënim të mos ekzekutohet, nëse në periudhën e verifikimit prej dy (2) viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi në fjalë gjendet me ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Sokoli e pranoi shkuljen e flokëve në deklaratën e tij në Polici

Gjatë administrimit të rastit në Gjykatë është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares nëna e vajzës së keqtrajtuar nga Sokoli.

Ajo ka rrëfyer rastin se më datë 12 gusht 2023 e kishte dërguar vajzën për senacë tek logopedi në ordinancën LogoMedicus. Ajo kishte pritur rreth 30 minuta dhe më pas ishte futur brenda meqë kishtë dëgjuar vajzën e saj duke qarë.

“…të njëjtën e kishte pyetur se pse po qante, ajo vetëm kishte dënesur pasi që ajo nuk ka mundur të flas, mirëpo kishte marr dorën e saj (dëshmitares) dhe e kishte drejtuar tek koka e saj dhe derisa kishte filluar ta përkëdhelë në kokë, flokët e saj i kishin mbetur në dorë, në atë moment i është drejtuar të pandehurit duke i thënë se “çfarë është duke ndodhur me vajzën time”, ndërsa i pandehuri i është përgjigjur dhe i kishte thënë “më fal se i bërtita për tu koncentruar vajza”, ndërsa vajzës së saj E. i kishte thënë “merri flokët dhe hidhi në shportën e mbeturinave””, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës.

Më vonë atë ditë nëna e vajzës i kishte treguar bashkëshortit të saj për ngjarjen. Ky i fundit e kishte dërguar vajzën në Emergjencën e qytetit, ndërsa e kishte telefonuar Sokolin për ta pyetur se çfarë ka ndodhur. Bisedën e kishte incizuar.

Sokoli në këtë bisedë e kishte pranuar se ia ka shkulur flokët vajzës.

“…bisedë të cilën e kishte incizuar ku këtë të fundit e kishte pyetur se përse i ke shkulur flokët E., ndërsa i pandehuri i është përgjigjur duke i thënë “kërkoj falje, “ndoshta kam përdorur më shumë se që duhet presion mirëpo nuk do ta përsëris më””, thuhet në aktgjykim.

Se ia ka tërhequr flokët vajzës 4-vjeçare me aftësi të kufizuara, Sokoli e kishte pranuar edhe në deklaratën e tij në Policinë e Kosovës.

“Sipas dëshmitarit në fjalë, gjatë marrjes në pyetje në polici i pandehuri ka pohuar të ketë pasur në trajtim vajzën (E.S) dhe se gjatë seancës së trajtimit është bërë nervoz ngase fëmiu nuk e kishte dëgjuar dhe për këtë arsye i kishte tërhequr flokët e saj”, citohet zyrtari policor i cili ka asistuar në marrjen në pyetje të Sokolit, në aktgjykimin e Gjykatës.

Të  gjitha këto prova ishin kundërshtuar nga Sokoli i cili e ka apeluar vendimin e Themelores. Sokoli gjithashtu nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e Gazetës të dërguara përmes email-it zyrtar të ordinancës së tij dhe gjithashtu nuk ka kthyer përgjigje as në platformën Viber në numrin e tij.

Inspektorati mori vendim bazuar vetëm në deklaratën e Sokolit

Megjithëse Gjykata Themelore ka marr aktgjykim dënuar ndaj Sokolit, Inspektorati Shëndetësor ka nxjerr konstatime se nuk janë gjetur shkelje të profesionalizimit dhe etikës profesionale.

Ky konstatim është nxjerr nga vetëm një deklaratë e Sokolit gjatë inspektimit më datë 16.08.2023, katër ditë pasi kishte ndodhur ngjarja.

“Lidhur me çështjen e ngritur nga ana e juaj, ju njoftojmë se nga raporti i inspektimit me nr. prot 05-73, të datës 22.01.2024: Inspektorati Shëndetësor realizoi inspektimin në IPSh “Logo Medicous”, Podujevë më datë 16.08.2023. Bazuar në inspektimin e realizuar në IPSh “Logo Medicous”, Podujevë u konstatua se IPSh ishte i licencuar në MSh-së më datat 20.09.2022-19.09.2027, pacientja me inicialet E.S. është evidentuar në regjistrin e pacientëve si dhe kushtet në këtë institucion ishin konform UA 09/2014. Ndërsa bazuar në deklarat nga Z. Besart Sokoli-Bachelor i Shkencave Shëndetësore Terapeutike-profili Logopedi nuk u gjetën shkelje të profesionalizmit dhe etikës profesionale. Për më tepër janë dhënë rekomandime që të vazhdohet të punohet konform standardeve sipas UA dhe ligjeve të MSh-së në të kundërtën do të merren masa sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e ISh-së dhe MSh-së për Gazetën Shneta.

Gazeta ka ridërguar pyetje shtesë duke kërkuar sqarime se si u nxorr konstatimi se nuk është bërë shkelje etike profesionale, pa u trajtuar rasti në organet kompetente, por ISh dhe MSh nuk kanë kthyer përgjigje deri më tani.

Meqë logopedët licencohen për veprimtarinë e tyre profesionale, nga Oda e Infermierëve të Kosovës, Gazeta e ka pyetur edhe këtë organizatë nëse ka marr masa ndaj të njëjtit meqë është dënuar nga Gjykata.

Por nga OIK kanë deklaruar se nuk kanë pasur kërkesë apo ankesë zyrtare për këtë rast.

“Sipas rregullores së OIK për procedurat disiplinore, një procedurë ndaj një anëtari mund të iniciohet vetëm brenda një (1) viti nga data e shkeljes së supozuar. Meqë ngjarja ka ndodhur në vitin 2023 dhe Oda nuk ka qenë e njoftuar për rastin nga asnjë institucion apo palë e përfshirë, afati ligjor për të vepruar ka kaluar dhe rasti konsiderohet i parashkruar nga aspekti disiplinor. Siç ju kemi njoftuar edhe përmes një emaili paraprak, Oda nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar, asnjë ankesë apo informacion tjetër lidhur me këtë çështje deri në momentin kur jemi kontaktuar nga ju. Nëse shkallët më të larta të gjyqësorit e ndryshojnë aktgjykimin dhe marrin vendim në lidhje me ushtrimin e profesionit, Oda do t’i respektojë në përpikëri ato vendime”, thuhet në përgjigjen e OIK.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, Sokoli është duke vazhduar shërbimet në ordinancën e tij LogoMedicus. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTesti i urinës gjatë shtatzënisë: Çfarë zbulon dhe pse është i rëndësishëm?
Artikulli i rradhës Si funksionojnë kremerat mbrojtës mineralë dhe kimikë dhe çfarë dimë për ndikimin e tyre në shëndet?

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.