Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pavarësisht ndalimit për personat nën 18 vjeç, paketat me nikotinë po përhapen në Zvicër

Lajme 06/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një dyqan në Basel, çdo ditë adoleshentët përpiqen të blejnë produkte me nikotinë përmes gojës.

Snusi përdoret gjithashtu edhe në ambientet shkollore.

Ekspertët theksojnë se të rinjtë po shmangin ndalimin duke blerë online ose përmes miqve më të rritur.

Studimet paralajmërojnë për rreziqe shëndetësore si varësia, problemet dentare dhe rritja e rrezikut për kancer, transmeton albinfo.ch.

Rritje e frikshme, pavarësisht ligjit

Ligji që ndalon shitjen e snusit për të mitur hyri në fuqi në tetor 2024, por duket se ai nuk ka ndikuar shumë. Në oborret e shkollave zvicerane, produktet me nikotinë janë më të kërkuara se kurrë.

“Çdo ditë, disa të mitur përpiqen të blejnë snus tek unë  kërkesa është jashtëzakonisht e lartë,” tregon D.*, 30 vjeç, pronar i një dyqani në Basel.
Ai thotë se ka parë edhe fëmijë 13 dhe 14 vjeç që përpiqen të blejnë produkte të tilla. “Më i vogli ishte 11 vjeç. Kishte fotografuar kartën e identitetit dhe kishte ndryshuar datën e lindjes në telefon  por mashtrimi u zbulua kur zmaduam foton,” shpjegon ai.

“10% e nxënësve përdorin snus”

Në një intervistë për 20 Minuten, Leona dhe Tamara, të dyja 16 vjeç nga Appenzell, thanë se përdorimi i snusit është i zakonshëm në shkollën e tyre.

“Do të thosha se rreth 10% e nxënësve përdorin snus,” – tha Leona.
“Ne nuk dinim që ishte i ndaluar,” – shtoi Tamara.

Dennis, 15 vjeç, është më kritik: “Është shumë e dëmshme, sidomos për të rinjtë. Unë nuk do ta provoja kurrë.”

Rritje e madhe e tregut të snusit

Sipas analizës më të fundit nga Grand View Research, tregu i produkteve orale me nikotinë në Zvicër arrin në rreth 54 milionë franga zvicerane (67 milionë dollarë). Parashikohet që nga viti 2025 deri në 2030 të ketë rritje vjetore prej 9.7%.

Pjesërisht, kjo rritje i atribuohet të rinjve. Një studim nga Lungenliga Aargau tregon se përqindja e të rinjve që konsumojnë snus u rrit nga 3% në 8% mes viteve 2021 dhe 2023.

Pse ligji nuk po funksionon?

Sipas Monique Portner-Helfer, zëdhënëse e organizatës Sucht Schweiz, të rinjtë vazhdojnë ta sigurojnë snusin përmes porosive online ose miqve të rritur.

Wolfgang Kweitel nga Tabakprävention Schweiz kritikon se:

– Nuk ka kontrolle apo ndëshkime të reja pas futjes së ligjit.

– Për shitjet online nuk ka fare kontroll.

– Mungon vullneti politik për të përmirësuar situatën.

– A janë të dëmshme snusi dhe paketat?

Prodhuesit shpesh i reklamojnë si alternativa “të padëmshme” ndaj cigareve, por sipas ekspertëve, kjo është mashtruese.

Efektet anësore tipike përfshijnë:

– Nervozizëm, probleme me përqendrimin, rrahje të shpejta të zemrës;

– Pagjumësi, probleme me tretjen, humbje peshe;

– Tërheqje e mishit të dhëmbëve, irritim i mukozës.

Studimet tregojnë gjithashtu rrezik për:

– Kancer në gojë dhe pankreas;

– Sëmundje kardiovaskulare.

Artikulli paraprakAziz Salihu diagnostikohet me Alzheimer
Artikulli i rradhës Ndotja e ajrit dhe astma mund të shtojnë rrezikun për preeklampsi në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.