Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK i reagon FSSHK-së: Nuk e kanë kuptuar drejtë vendimin, të punësuarit do t’i gëzojnë benefitet sipas ligjit

Lajme 08/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka reaguar Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë duke thënë se kjo organizatë nuk e ka kuptuar drejtë vendimin për orarin e punës.

FSSHK sot doli me një reagim kundër vendimit të drejtorit të SHSKUK-së Elvir Azizi për orarin e punës 07:00-15:00 për të gjitha njësitë. FSSHK e ka quajtur këtë vendim si cënim për shëndetin e punëtorëve sidomos për njësitë ku ka rrezikshmëri, shkruan Gazeta Shneta.

Por SHSKUK ka dal me një kundërreagim duke thënë se FSSHK nuk e ka kuptuar drejtë vendimin dhe ka reaguar pa bërë konsultim paraprak.

“Vendimi i ShSKUK rregullon vetëm orarin e rregullt të punës dhe në asnjë mënyrë nuk e konteston apo mohon rrezikshmërinë në shërbime të caktuara, nuk është për UNIFIKIM dhe orar UNIK, por vetëm zbatim i orarit të rregullt të punës! Na vjen keq që Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) nuk e ka kuptuar drejtë vendimin e ShSKUK për orarin e rregullt të punës dhe që reagimi  është bërë pa konsultim paraprak”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Nga ky institucion kanë thënë se të punësuarit do të gëzojnë të gjitha benefitet e tjera të parapara me Ligj.

“Vlerësimi i rrezikshmërisë dhe masave mbrojtëse nuk është bërë nga vitit 2020/2021, ndërkohë janë shtuar shumë shërbime dhe masa mbrojtëse dhe është e nevojshme të bëhet një ri/vlerësim. Vendimi parasheh që secili drejtor klinike, spitali apo njësie të bëjë vendim individual për  rrezikshmërisë për të punësuarit. Për këtë proces do të angazhohet edhe Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës, si institucion i verifikuar dhe certifikuar për vlerësim të rrezikshmërisë, e cila do të ju ndihmojë drejtorëve të njësive”, kanë deklaruar nga SHSKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjermania njeh gjithnjë e më shumë diploma të huaja profesionale
Artikulli i rradhës Aksident i rëndë në Sllatinë, tre të lënduar dërgohen në Emergjencë

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.