Një studim i ri nga Kina sugjeron se mikrobioma e zorrëve tek gratë shtatzëna mund të ketë rol të rëndësishëm në rrezikun për lindje të parakohshme.
Hulumtimi, i botuar në revistën Cell Host & Microbe, ka analizuar të dhënat e mbi 5,000 grave shtatzëna dhe ka identifikuar bakterin Clostridium innocuum, i cili prodhon një enzimë që degradon estradiolin – hormon kyç për mbajtjen e një shtatzënie të shëndetshme.
Gratë që e kishin këtë bakter në zorrë rezultuan me rrezik më të lartë për lindje para javës së 37-të, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
“Studimi sugjeron se për gratë shtatzëna ose ato që planifikojnë shtatzëni, monitorimi i mikrobiomës së zorrëve mund të jetë i rëndësishëm për të parandaluar pasoja të padëshiruara,” tha profesori i epidemiologjisë An Pan nga Universiteti Huazhong.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lindja e parakohshme është shkaku kryesor i vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç, duke shkaktuar rreth 900 mijë vdekje në vitin 2019, prej të cilave tri të katërtat mund të parandaloheshin.
Autorët e studimit theksojnë se rezultatet janë bazuar vetëm tek gra nga Kina, ku nivelet e lindjeve të parakohshme janë më të ulëta, ndaj kërkohet më shumë kërkim në grupe më të gjera dhe të ndryshme etnike e gjeografike për të konfirmuar gjetjet./Gazeta Shneta/


