Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur shtatzënia kërkon kujdes të menjëhershëm

Këshilla për shtatzëna 16/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në përgjithësi, shtatzënia është një gjendje e sigurt si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Megjithatë, në disa raste, ajo mund të shoqërohet me rreziqe serioze që kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.

Konsultimi i rregullt me mjekun është thelbësor për të ditur se çfarë përbën një urgjencë gjatë kësaj periudhe.

Abortet spontane

Shkalla e aborteve spontane varion nga 5% deri në 15% dhe shpesh lidhet me anomali kromozomale ose defekte kongjenitale. Një abort konsiderohet emergjent nëse është i paplotë, pra kur produktet e konceptimit nuk janë eliminuar plotësisht nga mitra. Kjo mund të shkaktojë tkurrje të vazhdueshme të mitrës, gjakderdhje të rëndë dhe, në raste ekstreme, hemorragji kërcënuese për jetën.

Çdo gjakderdhje që zgjat mbi dy orë ose përfshin mpiksje të mëdha kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Shtatzënitë ektopike

Një tjetër gjendje e rrezikshme është shtatzënia ektopike, e cila ndodh kur embrioni implantohet jashtë mitrës, zakonisht në tubat fallopiane.

Me rritjen e shtatzënisë, tubi mund të fryhet dhe të shpërthejë, duke shkaktuar hemorragji të brendshme – një urgjencë kirurgjikale që rrezikon jetën e nënës.

Simptomat paralajmëruese përfshijnë dhimbje të forta në njërën anë të barkut ose legenit, gjakderdhje të lehtë vaginale, ngërçe dhe dridhje.

Për të konfirmuar vendndodhjen e shtatzënisë dhe për të shmangur komplikimet serioze, ekografia është ekzaminimi më i rëndësishëm diagnostikues. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë lëndë ushqyese tek perimet mund të ndihmojë trupin në luftën kundër kancerit
Artikulli i rradhës Mbi 3,500 analiza të kryera brenda një dite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.