Shtatzënia është një periudhë sfiduese që mund të sjellë ndryshime të sikletshme, përfshirë ulçerat e gojës. Për shkak të dobësimit të sistemit imunitar dhe ndryshimeve hormonale, shumë gra i përjetojnë këto ulçera, por lajmi i mirë është se zakonisht nuk janë serioze dhe mund të menaxhohen lehtë.
Ulçerat janë pika të vogla të bardha ose të verdha, të rrethuara nga një rreth i kuq, që mund të shfaqen në mishrat e dhëmbëve, gjuhë ose bazën e gojës. Ato ndahen kryesisht në tre lloje:
Ulçerat e vogla: Shumë të zakonshme gjatë shtatzënisë, maten 2-9 mm dhe shërohen brenda 10-12 ditësh.
Ulçerat kryesore: Më të rralla, rreth 10 mm, mund të zgjasin javë ose muaj dhe lënë plagë. Shmangia e dehidratimit dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit ndihmon në shërim.
Ulçerat herpetiform: Shkaktohen nga viruset, shumë të vogla (1 mm), shfaqen në grupe dhe shërohen brenda 2-3 javësh.
Shkaqet përfshijnë stresin, mungesën e vitaminave dhe mineraleve (si B12, zink, hekur), privimin e gjumit, dobësimin e imunitetit dhe ndryshimet hormonale.
Kujdesi për higjienën orale, hidrimin dhe ushqimin e shëndetshëm ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e tyre. /Gazeta Shneta/


