Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, numri i personave të moshuar në Kosovë ka shënuar rritje 11%

Lajme 01/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot, më 1 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar, që sivjet mbahet nën moton: “Personat e moshuar nxisin veprimin lokal dhe global: ASPIRATAT, MIRËQENIA DHE TË DREJTAT TONA”.

Në këtë kuadër, institucionet shëndetësore dhe organizatat ndërkombëtare kanë theksuar rëndësinë e kujdesit shtesë për këtë grupmoshë dhe nevojën për politika që mbështesin mirëqenien, pjesëmarrjen dhe integrimin e tyre në shoqëri, raporton Ekonomia Online.

Ardita Baraku, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), tha se moshimi i popullsisë është një dukuri globale dhe ka nevojë për vëmendje të veçantë edhe në Kosovë.

Baraku theksoi se kjo nënkupton jo vetëm ofrimin e shërbimeve shëndetësore, por edhe krijimin e mekanizmave institucionalë dhe politikash që mundësojnë pjesëmarrjen aktive të të moshuarve në komunitet dhe jetën sociale, duke përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet brezave dhe ruajtjen e traditave të familjes dhe komunitetit.

“Moshimi i popullsisë është një dukuri në nivel global dhe llogaritet se deri në vitin 2050 në nivel botëror popullata mbi 65 vjeç do të përbëjë 17 për qind të popullsisë dhe këtij trendi nuk do t’i shmanget as Kosova sepse edhe tek ne është konstatuar numër më i madh i të moshuarve në regjistrimin e fundit të popullsisë. Kjo do të thotë se duhet që të bëhen angazhime shtesë për kujdes shëndetësor të përshtatur për nevojat të moshuarve, për mbrojtje sociale, për ndërmjetësim, bashkëpunim e angazhim ndërmjet brezash dhe mbi të gjitha ndërtimin e politikave që ndikojnë në shërbimin publik, në një mirëqenie në jetëgjatësinë të të moshuarve”, tha ajo.

Doktori Shaban Osmanaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, theksoi se rritja e numrit të personave të moshuar kërkon prioritete të reja në kujdesin shëndetësor dhe institucional:

“Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë numri i personave të moshuar në Kosovë ka shënuar rritje 11%, ky akt na bën që të kuptojmë që përballë plakjes së popullsisë, kujdesi shëndetësor, social dhe institucional për këtë grup moshë duhet që të jetë prioritet ndërkombëtar. MSH është e përkushtuar që të ofrojë shërbime cilësore, kujdes parandalues, trajtim të duhur dhe mbështetje psikosociale për personat e moshuar”, u shpreh Osmanaj.

Edhe Visare Mujku Nimani nga UNFPA u shpreh mbi rolin e të moshuarve me nevoja të veçanta dhe sfidat që ata përballen në shoqëri.Nimani shtoi se sfidat e personave me aftësi të kufizuara kërkojnë ndërhyrje të integruar nga institucionet, duke përfshirë politika të dedikuara, përmirësim të qasjes në shërbime, dhe përfshirjen aktive të tyre në jetën shoqërore, në mënyrë që të sigurohet një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe e ndihmuar nga mbështetje të qëndrueshme sociale dhe institucionale.

“Kjo ditë na kujton se moshimi është një proces i përbashkët, të gjithë ne jemi duke shkuar drejt saj. Motoja e këtij viti na fton që të reflektojmë mbi rolin e të moshuarve si forcë aktive e shoqërisë sonë, ata nuk janë vetëm përfitues të shërbimeve por bartës të përvojës, kujdestar të traditës dhe mbështetjes të familjeve.

Megjithatë duam që të theksojmë gjendjen e personave më aftësi të kufizuar, të cilët përballen me barriera edhe më të mëdha në qasje në shërbime shëndetësore, diskriminim të dyfishtë dhe shpesh mungesë të mbështetjes së duhur. Këto pengesa nuk mund t’i injorojmë”, tha ajo.

Artikulli paraprakCOVID: Shqiptarët ndjekin retorikën e Trump, shmangin testimet – mbi 500 raste të reja çdo javë
Artikulli i rradhës Kripa e pasur me kalium, rekomandimi i OBSH për shëndet më të mirë

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.