Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Neurologjisë pranon donacion pajisje moderne EXIAS e1 Analyzer

Lajme 22/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika e Neurologjisë në QKUK, ka pranuar një donacion me rëndësi të veçantë nga Rotary Club Prishtina, i cili përfshin pajisjen moderne EXIAS e1 Analyzer – një analizator i avancuar për analiza të elektroliteve, i dizajnuar për përdorim në pika të kujdesit të shpejtë apo pranë pacientëve.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se pajisja EXIAS e1 Analyzer është kompakte dhe ofron matje të shpejta (brenda 25 sekondave), me një sasi minimale të mostrës dhe mat parametra të rëndësishëm, të cilat janë jetike për monitorimin e pacientëve neurologjikë në kushte intensive apo të ndërlikuara klinike.

“Kjo pajisje do të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve tanë. Është një pajisje e nevojshme për punën tonë të përditshme. Falënderojmë sinqerisht Rotary Club Prishtina për mbështetjen dhe kontributin e tyre konkret në shëndetësinë publike”, tha Dr. Nexhmedin Shala përfaqësues nga Klinika e Neurologjisë.

“Pajisja është e lehtë për përdorim dhe nuk kërkon trajnim të specializuar për stafin, gjë që e bën atë edhe më të dobishme për nevojat e përditshme të klinikës. Ky donacion është pjesë e angazhimeve të Rotary Club Prishtina për të përkrahur institucionet shëndetësore në vend me pajisje bashkëkohore dhe mbështetje konkrete në fushën e shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakLëndohet një person nga shpërthimi në fabrikën e bombolave të oksigjenit në Kaçanik
Artikulli i rradhës ShSKUK nderon Nafije Latifin për kontributin në luftën kundër kancerit të gjirit: Kauza e saj ka rikthyer shpresën për jetën

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.