Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Karakteristikat dhe zhvillimi i bebës tuaj 2-muajshe: Ja çfarë duhet të dini

Jetë 13/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në moshën 2 muajshe, bebja juaj ka shtuar ndjeshëm në peshë dhe mund të duket më e rrumbullakët. Muskujt po forcohen, ndaj krahët dhe këmbët lëvizin më lirshëm.

Gjatë dy muajve të parë, rritja është shumë e shpejtë zakonisht rreth 900 gramë dhe 2.5–3.8 cm çdo muaj.

Rreth javës së 6-të mund të ndodhë një “rritje e shpejtë”, kur bebja kërkon të ushqehet më shpesh. Shenjat e urisë përfshijnë nxjerrjen e gjuhës dhe thithjen; nëse kthen kokën ose fle, ka të ngjarë të jetë e ngopur. Në javët 6–8 kryhen vaksinat e planifikuara.

Zhvillimi fizik

Bebja i përdor duart dhe gishtat, i mban të hapura dhe kap objekte (ende pa ditur si t’i lëshojë).

Lëvizjet bëhen më të koordinuara dhe më të buta; shkelmon fort dhe lëviz shumë. Qafa forcohet dhe gjatë kohës me bark mund të ngrejë kokën, madje edhe gjoksin.

Mos e lini kurrë vetëm mbi tavolinën e ndërrimit, shkruan PregnancyBirthBaby.org.au transmeton Gazeta Shneta.

Zhvillimi social dhe njohës

Disa bebe fillojnë të flenë më gjatë natën, por ritmet e gjumit ndryshojnë. Ato ju njohin, ju shikojnë kur flisni dhe buzëqeshin. Ndjekin me sy objekte që lëvizin dhe tërhiqen nga ngjyra e modele më komplekse.

Zhvillimi i gjuhës

Nisin të prodhojnë më shumë tinguj si “a” dhe “o”, gurgullojnë dhe reagojnë ndaj zërit tuaj.

Si ta ndihmoni?

Lexoni, këndoni dhe flisni shpesh me të. Ofroni lodra me forma e ngjyra të ndryshme. Vazhdoni 1–5 minuta “kohë me bark” për të forcuar qafën dhe trupin e sipërm. Gjithmonë vendoseni të flejë në shpinë.

Këshillohuni me mjekun nëse deri në 8 javë nuk buzëqesh, nuk qetësohet kur e merrni në krahë, ka asimetri të dukshme, është shumë e ngurtë ose shumë e plogësht, nuk trembet nga zhurmat apo nuk ushqehet mirë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi i ri mbështet lojërat për trajnimin e trurit dhe rrezikun më të ulët për demencë
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.