Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar bilancin e shërbimeve të ofruara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit, janë kryer 18 operime dhe 458 vizita specialistike.
Gjatë kësaj periudhe, 39 pacientë janë shtruar për trajtim, ndërsa 201 pacientë janë aktualisht të hospitalizuar.
Në repartin e maternitetit janë regjistruar 6 lindje, me 3 djem dhe 3 vajza.
Sa i përket shërbimeve diagnostike dhe laboratorike, 233 pacientë kanë kryer gjithsej 3,657 analiza.
Po ashtu, janë realizuar 31 dializa, 116 rëntgen, 63 ultrazë, 17 MRI, 9 ehokardiografi dhe 12 gastroskopi.
Në kuadër të shërbimeve rehabilituese janë kryer edhe 43 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




