Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur gjithsej 26 foshnja, prej tyre 14 vajza dhe 12 djem.
Përveç lindjeve, spitali ka ofruar një numër të madh shërbimesh për pacientët.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë kryer 3,117 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 276 pranime të reja në spital.
Mesatarisht, 198 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë.
Në laboratorë, 1,734 pacientë kanë kryer gjithsej 241,381 analiza, ndërsa janë realizuar edhe 79 operacione.
Shërbimet tjera përfshijnë 265 dializa, 7,924 incizime me rëntgen, 399 ultrazëra, 91 MRI dhe 10 mamografi.
Po ashtu, janë kryer 42 ekzaminime të zemrës (Ehokardiografi), 13 teste të ngarkesës fizike (ergometri), 17 gastroskopi dhe 12 kolonoskopi.
Ndërkohë, në repartin e fizioterapisë janë ofruar 238 shërbime për pacientët./Gazeta Shneta/




