Foshnjat që ushqehen ekskluzivisht me gji për të paktën tre muaj mund të kenë ndryshime të qëndrueshme në ADN, sipas një studimi të ri ndërkombëtar.
Hulumtimi i udhëhequr nga University of Exeter, në bashkëpunim me Barcelona Institute for Global Health dhe University of Bristol, ka analizuar mostrat e gjakut të mijëra fëmijëve për të kuptuar ndikimin e ushqyerjes me gji në nivel gjenetik.
Studiuesit u fokusuan në dryshimet kimike në ADN që ndikojnë në mënyrën se si aktivizohen dhe funksionojnë gjenet.
Në veçanti, ata analizuan një proces të njohur si DNA methylation, i cili mund të matet përmes analizave të gjakut.
Rezultatet treguan se fëmijët që ishin ushqyer vetëm me gji për të paktën tre muaj kishin: më shumë “shenja” epigjenetike në gjene, ndryshime të lidhura me sistemin imunitar, ndikime në procese të zhvillimit
Analiza përfshiu të dhëna nga mbi 3,400 fëmijë, pjesë e 11 studimeve ndërkombëtare në vende të ndryshme, përfshirë Evropën, SHBA-në dhe Afrikën e Jugut.
Mostrat e ADN-së u analizuan tek fëmijët e moshës 5 deri në 12 vjeç dhe u krahasuan me të dhënat e marra që në lindje, për të parë ndikimin e ushqyerjes me gji.
Megjithëse janë vërejtur ndryshime në ADN, studiuesit theksojnë se: nuk është vërtetuar nëse këto ndryshime përkthehen drejtpërdrejt në përmirësim të shëndetit, nuk mund të thuhet me siguri nëse ndikojnë në imunitet apo zhvillim
“Gjenet e prekura lidhen me zhvillimin dhe imunitetin, por nuk mund të konkludojmë nëse këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejt në këto procese komplekse,” ka deklaruar studiuesja Doretta Caramaschi.
Edhe pse ky studim nuk jep përfundime të drejtpërdrejta klinike, kërkimet e mëparshme kanë treguar se ushqyerja me gji lidhet me: përfitime afatshkurtra dhe afatgjata për shëndetin e fëmijës, mbrojtje më të mirë ndaj infeksioneve. zhvillim më të mirë të përgjithshëm
Ekspertët theksojnë se rezultatet janë premtuese, por duhet kujdes në interpretim dhe kërkime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht ndikimin biologjik të këtyre ndryshimeve./Gazeta Shneta/


